25,04,2024

Rektori Bajraktari po merr pjesë në Konferencën ‘’Partneritetet për një të ardhme digjitale – Roli strategjik i arsimit të lartë profesional për shoqërinë’’, në Talin të Estonisë

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Bujar Pira, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Talin të Estonisë, ku po marrin pjesë në Konferencën ‘’Partneritetet për një të ardhme digjitale – Roli strategjik i arsimit të lartë profesional për shoqërinë’’, e cila është e 28 – ta me radhë, e organizuar nga EURASHE në bashkëpunim me Konferencën e Rektorëve të Universiteteve të Shkencave të Aplikuara të Estonisë dhe e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Hulumtimit të Estonisë.

 

Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë udhëheqës të Universiteteve të Shkencave të Aplikuara, përfaqësues të arsimit të lartë profesional, institucionet publike dhe bizneset evropiane, si dhe përfaqësues të studentëve nga Evropa.

Në këtë Konferencë, e cila është shumë e rëndësishme për organizimin e Universiteteve të Shkencave të Aplikuara në Evropë, po bëhet shkëmbimi i përvojave rreth trendeve zhvillimore, funksionimi i tyre, bashkëpunimi me biznesin, format e organizimit, si dhe praktikat e funksionimit të suksesshëm të Universiteteve të Shkencave të Aplikuara.

Gjatë kësaj Konference, rektori Bajraktari pati takime bilaterale me homologët e tij nga Universitetet e Shkencave të Aplikuara të Evropës, ku i njoftoj ata për të arriturat dhe mënyrën e funksionimit të universitetit tonë, si dhe u dakorduan për aplikim të përbashkët në projektet e radhës nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img