28,03,2024

Rektori Bajraktari nderon me mirënjohje artisten amerikane Emily Her

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari ka nderuar me mirënjohje artisten amerikane Emily Her, për kontributin e saj në realizimin e muralit në Amfiteatrin “Isak Jashari” të Universitetit.

Amfiteatri tanimë ka marrë një pamje krejtësisht ndryshe, falë punës artistike të Emily, e cila në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Arteve të Aplikuara të UShAF, të cilët janë edhe aktivistë të MuralFest Kosova, i dhanë frymë pozitive kësaj hapësire ku studentët kalojnë një pjesë të madhe të studimit.

Rektori Bajraktari falënderoi MuralFest Kosova për këtë iniciativë, që objektit të Universitetit të ia shtojnë një vepër të tillë artistike, ndërsa theksoi se do të dëshironte që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Projekti u organizua nga MuralFest Kosova, në bashkëpunim me stafin e UShAF, me përkrahje nga Ambasada e Amerikës në Kosovë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img