Editorial

REFORMA POLITIKE PËR ORARIN E PUNËS


Publikuar më:


Salihe Salihu – PhD kandidat

Kosova si shtet i ri ka qenë për një kohë të gjatë në tranzicion në shumë segmente të jetës shoqërore dhe siç po duket ende faza e tranzicionit nuk është tejkaluar. Në ndryshimet e ndodhura mund të themi se ka mjaft anë pozitive por nuk mund të mos pranojmë se ka edhe defekte që na kanë përplas shpeshherë drejt lakmisë dhe pangopësisë. Sidoqoftë, trajtim në këtë shkrimi nuk do të merret me matjen e të mirave e të këqijave gjatë kësaj faze por do nxjerrë në sipërfaqe një segment jetësor që është më se i domosdoshëm për shoqërinë. Ky segment ka të bëjë drejtpërdrejt me kohë zgjatjen e orarit të punës. Prandaj shkurtimisht do ta nxjerrë në shqyrtim këtë çështje sepse me këtë  duhet të merren organet kompetente që ta rregullojnë çështjen në fjalë përmes ligjit apo ndonjë akti normative.

Ne jemi të vetëdijshëm që në vendet perëndimore punohet jashtëzakonisht shumë por politikat reformues për punë janë të aplikueshme. Në vendet perëndimore ekzistojnë  alternativat për përshtatjen e punës ndaj punëtorit apo përshtatjen e punëtorit ndaj punës e cila arrihet me marrëveshje. Në këtë mënyrë kohë zgjatja e orarit të punës është e përcaktuar me përqindje në disa nivel si dhe me mundësi fleksibile.

Çfarë nënkupton mundësia fleksibile?

Parasegjithashduhet sqaruar se krijimi i mundësisë për të punuar me fleksibilitet në vend të punës ka anët pozitive që sipas matjeve të bëra përfitimet janë të dyanshme, si për punëdhënësin ashtu edhe punëmarrësin. Puna fleksibile është një mundësi  e llojit të punës që mund të përshtatet orari dhe vendi i punës sipas marrëveshjes dypalëshe. Ky lloj i punës është  shumë i leverdishme por njëkohësisht edhe domosdoshmëri për të funksionuar si shoqëri bashkohore.

A mund të arrihet fleksibiliteti në shoqërinë tonë?

Natyrisht që çdo që e re kërkon vetëdijesim paraprak por duhet të shihet nga prizmi që kjo metodologjifleksibile e punës nuk  i sjell pasoja askujt por është e frytshme për përshtatjen e jetës sonë karshi standardeve jetësore.Kështu që, kjo arrihet thjesht dhe përgjegjshëm duke ngrit moralin e punës dhe duke kultivuar  kulturën e punës.   Më konkret mund ta ilustrojmë se si mund të duket puna fleksibile në praktikë. Për shembull, një punë që mund të kryhet brenda 24 orëve mund të fillon punën herët në mëngjes, në mesditë apo në orët e pasditës, por puna duhet të kryhet sipas kohës së caktuar. Kjo arrihet në marrëveshje dypalëshe, punëdhënës – punëtor. Përveç orarit të kohës së punës gjithashtu puna mund të kryhet edhe jashtë vendit të punës, pro kjo mënyrë e funksionalizimit është e ndërvarur me natyrën e punës. Varësisht se çfarë lloj pune është mund të lejohet edhe puna prej shtëpie, për shembull ata që merren me shkrime, menaxhojnë përmes telefonit apo mund të përdorin mjete tjera të punës. Por ka lloj pune që duhet të kryhen vetëm nga vendi i punës kështu që fleksiliteti duhet të jetë i buruar nga argumentim me arsye të shëndosh që të mbështet kjo qasje e re e punës në shoqërinë tonë.

Pse orari më i shkurtë i punës?

Format tjera të punës duhen poashtu të fillojnë të startojnë në Kosovë. Shoqëria kosovare është duke e zhvilluar një sistem ku një familje nuk mund të siguroj të ardhura ekzistenciale vetëm nga burri por është e nevojshme që të punojë edhe gruaja krahas burrit. Kjo ngarkesë zakonisht po bie më shumë mbi gratë të cilat duhet të punojnë me orar të plotë sikurse burrat. Ky standard nuk është i dobishëm as për familjen as për shoqërinë. Ndryshime duhet bërë sa më shpejt që mundemi për ti shmang pasojat që do të përballet familja e shoqëria. Ky ndryshim është i nevojshëm sepse një çift, burrë e grua që kanë fëmijë nuk mund të kenë përkujdesjen e duhur ndaj fëmijëve dhe familjes pasiqë orari I punës 8 orëshi lodhë prindërit dhe nuk mund të jenë optimal për tu marrë me kapacitetet të nevojshme me fëmijët e tyre.

Për nevojat e mbikëqyrjes familjare dhe për një shoqëri me breza të shëndosh duhet të rishikohen politikat e orarit të punës. Duhet të fillohet me mundësi të përzgjedhjes së punës me përqindje, 30%, 50 %, 70% apo 100%. Kjo ju krijon mundësi çiftit të përcaktohen për sa përqind dëshirojnë të punojnë. Përveç familjarëve ka edhe njerëz që kanë problem tjera shëndetësore dhe nuk mund të punojnë me orar të plotë. Kjo do ju mundësonte atyre që të mos kërkojnë pushim mjekësor dhe të pasivizohen për shkak të problemeve shëndetësore. Pos këtyre leverdive të lartë përmendura leverdi tjetër me orarë të shkurtë është se do hapen vende pune edhe për të tjerë  të papunë që të jenë kontribuues për familjen e shoqërinë tonë. 

Në përgjithësi modalitetet e përmendura janë shumë të frytshme në gjitha dimensionet e jetës bashkohore dhe mund të shkruhet shumë rreth kësaj teme por me rëndësi është që të prezantohet substanca e nevojës për reformat politike të punës dhe që të guxojmë për të filluar shpalosjen emendimit rreth kësaj praktike.

Vetëkuptohet që për ta implementuar këtë praktikë duhet të jenë mekanizmat kontrollues derisa të disiplinohen punëtorët për këtë modelporinkurajues për këtë duhet të jenë institucionet shtetërore të cilat bartin përgjegjësi që të mbjellin e kultivojnë këtë qasje alternative të punës që është shumë e dobishme dhe e nevojshme për shoqërinë tonë.

To Top