20,04,2024

Redknapp tregon se si e zbuloi që Mourinho është afër shkarkimit

Must Read

Në tri ndeshje, me dy humbje dhe vetëm një fitore, nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur në të kaluarën trajnerit portugez.
Trajneri i njohur, Jamie Redknapp, beson se Jose Mourinho është nën presion të madh që rrezikon edhe shkarkimin, dhe këtë e ka zbuluar nga vendimet e trajnerit të Manchester United.
“Unë mendoj se gjithmonë ka shenja treguese se kur trajnerët janë nën presion të madh, ose ata kalojnë një periudhë të keqe kur bëjnë gjëra të çuditshme në përzgjedhjen e formacionit”, ka deklaruar Redknapp.
“Vendosja e Ander Herrera para tre mbrojtësve, për mua është e papranueshme”.
“Ai nuk është një mbrojtës qendre dhe nuk ka gjatësi të mjaftueshme. Ai është një lojtar i mençur, por është e vështirë të luash kundër Harry Kane, një prej sulmuesve më të mirë”./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img