25,04,2024

Reçica: Ushtria të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese

Must Read

Thirrjet e vazhdueshme të zyrtarëve të lartë amerikan dhe atyre të NATO-s drejtuar institucioneve të Kosovës, qe të mos nguten më themelimin e Ushtrisë e ka bërë të vetën.

Kjo për faktin se tani spektri politikë në Kosovë, është bindur qe transformimi i Ushtrisë të mos ndodhë më ligj të thjeshtë siç është propozuar nga presidenca, por transformimi të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Elmi Reçica anëtar i Kryesisë se PDK-së dhe zv/shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se për transformimin e FSK-së në Ushtri do të shkohet vetëm me ndryshime kushtetuese.

“Po është qëndrim i të gjitha palëve qe definitivisht të shkohet me ndryshime kushtetuese dhe një farë mënyre të bisedohet me serbet këtu. Edhe ne, por edhe partneret tanë ndërkombëtar do të jetë pjesë e këtij procesi që është i rëndësishëm për të gjithë”, ka thënë Reçica për ‘Indeksonline’.

I pyetur se sa mund të marrë kohë ky proces, zyrtari i lartë i PDK-së, thotë se do të varet nga angazhimi i palëve të përfshira në këtë proces e qe në këtë rast janë institucionet e Kosovës, por edhe partnerët strategjik ndërkombëtar.

Krejt në fund, Reçica ka paralajmëruar se demarkacioni do të rikthehet shpejt në Kuvend për miratim.

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka dhënë sinjale sot se duhet t;i ipet kohe qe serbët të binden për të votuar transformimin e FSK-së në Ushtri.

Ai në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se do të ishte sukses qe brenda këtij viti ndodhë ky transformim.

Vet ambasadori Delawie është zotuar se do të përfshihet në këtë proces për t’i bindur deputetët e Listës Serbe për të votuar Ushtrinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img