20,04,2024

Reçica uron Kadri Veselin

Must Read

Deputeti Elmi Reçica ka uruar  Kadri Veselin për zgjedhjen kryetar të PDK-së në Konventën e nëntë të PDK-së mbajtur sot në Prishtinë.

Reçica me këtë rast ka thënë  se pas një procesi të hapur  e demokratik  zgjedhor Brenda  nëndëgëve dhe degëve  anembanë Kosovës, PDK mbajti  Konventën e  nëntë  zgjedhore ku zgjodhi kryetarin  dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.

Ky është  Postimi i plotë i  Reçicës

Pas një procesi të hapur e demokratik zgjedhor brenda nëndegëve dhe degëve të PDK-së anembanë Kosovës, me pjesëmarrje të mijëra e mijëra të rejave e të rinjve, intelektualëve e profesionistëve të gjitha fushave rreth vizionit të Dekadës së Re, Partia Demokratike e Kosovës, mbajti Konventën e nëntë Zgjedhore, me këtë rast zgjedhi kryetarin e saj, z. Kadri Veseli dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.

Uroj kryetarin Veseli për zgjedhjen në mandatin e ri për drejtimin e partisë si dhe zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, për jetësimin e Dekadës së Re për të fuqizuar dhe konsoliduar edhe më tej Republikën e Kosovës, bazuar në parimet e demokracisë liberale dhe vlerave të qytetërimit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, funksionimin e plotë të rendit dhe ligjit, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe zhvillimin ekonomik e integrimin e plotë euro-atlantik të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img