16,04,2024

Reciça: Kosova, faktor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon

Must Read

Në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit Kosovësështë mbajtur  mbajtur sesioni i dytë punues i mbledhjes së pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.
MSA si marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, që mundëson bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve të ngushta e të qëndrueshme, interesat e ndërsjellë, të cilat i japin mundësinë Kosovës të forcojë dhe zgjerojë më tej marrëdhëniet me BE-në duke e vendosur kornizën e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për jetësimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (PSA) deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE.


“Në kuadër të mbledhjes së pestë të KPSA-së BE-Kosovë, në sesionin të dytë punues të ditës së sotme, pata rastin të paraqitem me një adresim para ligjvënësve vendor dhe atyre të Paralamentit Evropian, me temën: “Bashkëpunimi rajonal si një rrugë përpara drejt integrimit në BE”, mes tjerash theksova se mbi rolin pozitiv që ka pasur Republika e Kosovës në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare, mbi impaktet pozitive që kanë mundësuar anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit dhe gjithsesi përcaktimin e palëkundur të Kosovës për intensifikimin e zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe me ato të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Më tej, përgjatë adresimit tim, theksova kërkesën e njohjes së Republikës së Kosovës nga të gjitha vendet e rajonit si dhe anëtarësimin me të drejta të barabarta në të gjitha iniciativat dhe organizatat rajonale e cila do ti kontribuojë fqinjësisë së mirë dhe përpjekjeve të përbashkëta për integrim në strukturat euroatlantike. Republika e Kosovës dhe institucionet e saja janë tërësisht të përkushtuara në jetësimin e vizionin tonë të progresit drejt integrimit dhe anëtarësimit të plotë në Bashkimit Evropian” ka thënë  deputeti Reciça.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img