24,04,2024

Realizohen tri projekte me rëndësi nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca

Must Read

Realizohen tri projekte me rëndësi nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca

Drejtoria e Shërbime Publike dhe Emergjenca e ka realizuar planin e punës dhe te gjitha projektet që kanë qenë të parapara për vitin 2016.

Sipas drejtoreshës së kësaj Drejtori Mimoza Fazliut, projektet me rëndësi që janë realizuar gjatë muajit dhjetor ishin rregullimi i infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara, mbjellja e drunëjve dekorativ dhe dekorimi i qytetit.

“Kjo Drejtori në kuadër të shumë projekteve të realizuara për këtë vit, ka pasur për qëllim edhe përmirësimin e kushteve të lëvizshmërisë dhe ofrimin e një ambienti sa më të sigurt për personat me aftësi të kufizuara, ku në kuadër të planit kemi finalizuar projektin “Rregullimi i infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara – pjerrinat” si dhe sigurimin dhe shënimin e parkingjeve për personat me aftësi të kufizuara. Punët për rregullimin e infrastrukturës publike për personat me aftësi të kufizuara kanë filluar në muajin Shtator dhe kanë përfunduar në muajin Dhjetor, ku është intervenuar në trotuare, pikërisht para vendkalimeve të shënuara të këmbësorëve në rrugët kryesore të qytetit”, ka thënë drejtoresha Fazliu, duke shtuar se qëllimi kryesorë i këtij projekti ka qenë që të intervenohet në trotuaret ekzistuese, pikërisht të bëhet ulja e skajorëve dhe kubzave para vendkalimeve të këmbësorëve, për arsye që personave me aftësi të kufizuar dhe personave që lëvizin me karroca të ju mundësohet qasje më e lehtë dhe sa më e mirë për kalimin e rrugës.

“Të gjitha punët e realizuara në këtë projekt janë bërë në bashkëpunim me shoqatën HANDIKOS .Me ketë rast falënderoj shoqatën Hendikos qe ne emër te personave me aftësi te kufizuar ka shpreh mirënjohje për Drejtorin e Shërbimeve publike , respektivisht për mua, për angazhim dhe bashkëpunim me ketë shoqate. Në kuadër të këtij projekti, po ashtu është bere rezervimi i parkingut për persona me aftësi te kufizuar dhe atë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në katër lokacione (te Komuna, KEDS, Bankat Komerciale dhe te Teatri) kurse në rrugës “Besim Rexhepi” është rezervuar një parking në afërsi të shkollës fillore “Tefik Çanga”, tha Fazliu.

Ndërsa sa i përket projektit për krijimin e hapësirave të gjelbeta tashmë është finalizuar.

“Projektin për mbjelljen e drunjeve dekorativ, qe ka filluar me 11.11.2016 dhe ka përfunduar me datën 03.12.2016 .Në kuadër të këtij projekti janë mbjellur 550 drunjë dekorativ në disa rrugë të qytetit, duke filluar projektin në rrugën “Brahim Ademi”, duke filluar prej rrethit tek policia e deri tek Varrezat e Dëshmoreve, pastaj eshte bere mbjellja e drunjeve dekorativ ne Varreza te Dëshmoreve, në rrugën Rexhep Bislimi si dhe rrugën “Ahmet Kaqiku”, ka potencuar drejtoresha Mimoza Fazliu.

Po ashtu kjo drejtori në kuadër të planit dhe objektivave për realizimin e projekteve dhe punëve për këtë vit, ka zhvilluar aktivitetin e rregullimit dhe dekorimin e qytetit të Ferizajt, aktivitete këto të cilat janë përkrahur dhe mbështetur nga Kryetari i Komunës për krijimin e ambientit sa më festiv dhe krijimin e një imazhi atraktiv për qytetarët e Komunës së Ferizajt me rastin e festave të fundvitit .

Do të ketë risi në Komunën e Ferizajt , respektivisht në Drejtorisë së Shërbimeve publike për vitin e ardhshëm , për here të pare do te realizojmë qysh ne fillim të vitit projektin “Heqja e deponive të ngurta” , me të cilin planifikohet te heqen mbi 60 deponi te ngurta të cilat i kemi evidentuar .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img