20,04,2024

Reagon drejtori i DSHMS-së Besnik Berisha: PARADOX – Opozitë ndaj opozitës

Must Read

Ferizaj11.03.2018. Si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit nga qeverisja Kara-Svarqa duhet edhe shumë të punohet në sanimin e gjendjes në shëndetësinë e Ferizajt.
Opozita kritikon udhëheqësit e QKMF-së,të cilët 100% janë në strukturat e vet LDK-së.
Mjekët dhe infermierët e kanë vendin e merituar dhe përkrahjen e plotë në qeverisjen e z.Agim Aliu.
Ata që ju i keni gënjyer në fund të mandatit tuaj përmes angazhimit jashtëligjor me Caritas dhe keni luajtur me dinjitetin e tyre,juve ju mbetet të arsyetoni këtë veprim mashtrues ndaj 60 punëtorëve shëndetësorë që i keni mashtruar duke i punësuar per 2-3 muaj dhe mbi 26 tjerë që nuk kanë pasur licencë pune në mjekësi familjare.
Shërbimet shëndetësore edhe pse me vështirësi janë duke u kryer falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve me kontrata të rregullta për çka u jemi mirënjohës.
Edhe shërbimet për komunitetet rom e ashkanli janë në nivelin jodiskriminues në raport me komunitetin shumicë.
Gjendja ne fshatrat Dardani,Mirashë, Neredime, Komogllavë e fshatra tjerë janë si pasojë e keqmenaxhimit të ish pushtetit dhe jemi duke punuar në drejtim të sanimit të gjendjes.
Injorimin e stafit mjekësor dhe mos përmbushjen e kërkesave të arsyeshme e ka bërë qeverisja Kara-Svarqa,largimet nga puna të atyre të angazhuar me Caritas është nga ish pushteti këtë e di çdo ferizajas,keni larguar jashtëligjshëm Dr. Shyqen,pastaj Dr. Asllan Bajramin që dytë drejtor në QKMF dhe 6 profesionistë tjerë që kanë qenë kryesisht strukturë e LDK-së, me këtë veprim tuajin despot e keni dëmtuar buxhetin e shëndetësisë mbi 180.000 € dhe ne tani në vend të merremi me projekte kapitale jemi të detyruar të paguajmë teket tuaja të sëmura.
Krejt këto kanë dalë nga kuzhina e juaj e jo vetëm pasuli i Zaskokut,ju keni angazhuar nutricionist dhe përkthyes shqip-serbisht,kjo ishte menyja e juaj për shëndetësinë ferizajase.
Ne nuk angazhojmë njerëz partiak e nuk e largojmë askënd për bindje politike e as nuk i marrim vëllezërit e balldyzkat siq keni vepruar ju pushteti kaluar.Një Ferizaj e din se e ke marr në punë gjatë mandatit tënd Karametë, vëllaun tënd që punon njëjtë sikurse personi që luante solitare.
Për shkak të opinionit po përmendi edhe njëherë për disa keqpërdorimet dhe keqmenaxhimet e parasë publike nga ish pushteti
– mbi 18.000 € i keni shpenzuar jashtëligjshëm nga shtëpia me bazë në komunitet për persona me aftësi të kufizuar mendore,për udhëtim me aeroplan për Itali vet i dyti dhe për dreka e darka dhe mëditje
– mbi 11.000€ për reagensë të papërdorshëm dhe pa afat
– 40.000 euro për monitor të panevojshëm për mjekësinë familjare
– 30.000 € pajisje mjekësore të papërdorshme
– mbi 20.000€ për dreka e darka gjatë fushatës zgjedhore të 2017
– mbi 180.000 € për largimin e paligjshëm të 8 puntorëve shëndetësor 2 prej tyre drejtorë të QKMF-së,
– keni keqpërdorë subvencionet për ndihma sociale,
– nuk keni punuar asgjë për konceptin e mjekësisë familjare,por vetëm për interesa personale e klanore të klanit Kara-Svarqa,
– keni keqpërdorur automjetet e QKMF-së,para e gjatë fushatës duke krijuar shpenzime enorme në karburante e mirëmbajtje,
– keni bërë hulumtime private pa aprovim të projekteve duke shpenzuar mjete të paarsyeshme nga buxheti i shëndetësisë,
– 4 vite të pushtetit tuaj keni ndërhy në QKMF dhe asnjëherë nuk e keni përfill këshillin drejtues dhe këshillin profesional,bile këtë të fundit e keni nënçmuar duke i cilësuar mjekët të padijshëm,
– keni paguar mjek që nuk kanë qenë në punë mbi 1 vjet,
– nuk keni bërë asgjë në avancimin e mjekësisë primare,por keni qenë pengesë e krijimit të kushteve për punëtorë shëndetësor dhe pacient, etj.
Në fund po i përgjigjem pyetjes së Karametës se çka nënkuptoj me fjalën shëndet:
Pas shfletimit të shumë dokumenteve të ish-qeverisjes 4 vjeçare kam ardhur në përfundim se :
Fjala “shëndet”sipas autorit Burim Karameta paraqet shfryrje të epsheve të stilit të haremeve orientale-ekzotike me para të shëndetësisë dhe para të parapara për njerëz fukara pa ushqim e shtëpi.
Shëndet për klanin Kara-Svarqa paraqet: Udhëtime luksoze me aeroplan,ushqim të shtrenjtë e ekzotik,akomodim në hotelet më luksoze të Evropës,duke i lënë njerëzit me nevojë pa shtëpi,pa ushqim elementar si dhe pa kujdes primar shëndetësor.
Projektet kapitale për shëndetin primar për vitin 2018 janë zhvatur dhe ne çdo ditë po punojmë në sanimin e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve nga pushteti i kaluar,pushtet ky edhe më kara-më i zi se pushtuesi serb.
Qeverisja e tashme nën drejtimin e z.Agim Aliu është 100% e përkushtuar në menaxhimin e situatës së trashëguar dhe është zotuar se nuk do të keqmenaxhoj dhe keqpërdor asnjë cent të parasë publike të qytetarëve tanë.
Krejt në fund falënderojmë gjithë mjekët,infermierët dhe stafin mbështetës që me përkushtim kryejnë detyrat e veta në mënyrë profesionale dhe humane edhe në situatën e tanishme të krijuar nga ish pushteti.
Me respekt,
Mr.Sc. Besnik Berisha ,drejtor SHMS – Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img