28,03,2024

Rasti i vrasjes në Shtime: Paraburgim ndaj të dyshuarit N.N, arrest shtëpiak për A.N për veprën penale vrasje

Must Read

Ferizaj – 8 gusht 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit N.N, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin A.N dhe të njëjtit i caktohet masa e arrestit shtëpiak, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje nga neni 172 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit dyshohen se më 7 gusht 2019, me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin F.G, i cili paraprakisht me një person tjetër tani për tani i panjohur, kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e të pandehurve për të kryer grabitje dhe me të vërejtur i pandehuri N.N fillon të përleshet fizikisht me të njëjtit, ku dhe plagoset me armë zjarri në këmbë nga njëri prej tyre, të cilët më pas arrijnë që të largohen nga shtëpia me ç’rast të pandehurit ndjekin deri në rrugën kryesore, dhe pas diku 300 metra arrijnë ta kapin dhe përsëri përleshën me tani të ndjerin, ku gjatë përleshjes me një mjetë të përshtatshëm thikë e godasin në pjesë vitale të trupit, ku nga këto goditje F.G mbetet i vdekur në vend,

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit N.N., e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitës së nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin A.N, dhe të njëjtit i është caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img