18,04,2024

Raporti SOCTA, në Kosovë dhe Shqipëri ka rënie të krimeve

Must Read

Në këtë raport janë prezantuar të dhënat në Kosovë dhe Shqipëri lidhur me të dhënat për krimin e organizuar, sekuestrimin e lëndëve narkotike, trafikimi me qenie njerëzore, korrupsioni, vrasjet dhe tentimvrasjet.

Në raportin ku përfshihet periudha prej vitit 2012 deri në vitin 2015 shihet se edhe në Kosovë por edhe në Shqipëri ka pasur rënie të këtyre veprave të rënda penale.

Në prezantimin e raportit përveç zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga Policia e Shtetit të Shqipërisë, nga Europol-i dhe OSBE-ja.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Naim Rexha tha se duke iu referuar dokumentit SOCTA, dy Policitë do të profesinalizohen në të ardhmen.

Ai tha se me anë të këtij dokumenti do të krijohet një ambient më i sigurt për qytetarët e Kosovës.

Për drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Policisë shqiptare  Ardian Cipa,  vlera më e madhe e këtij projekti është bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me atë të Shqipërisë, raporton KosovaPress.

Marise Chureau, nga ekipi për analiza strategjike Europol, tha se të gjithë duhet të koordinohen në mënyrë që të  ndalohen krimet e organizuara që sipas saj po e kërcënojnë paqen e vendeve të rajonit.

Shefi i OSBE-së në Kosovë,  Jan Braathu tha se raporti SOCTA është rezultat i një aktiviteti të gjatë i cili është ndërmarrë bashkërisht nga Policia e Kosovës dhe policia Shtetërore e Shqipërisë me ndihmën e misionit të OSBE-së, Europolit dhe të tjerëve.

Dokumenti SOCTA të cilin e ka prezantuar drejtori i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës Riza Shillova tregon se sipas të dhënave policore si në Shqipëri, ashtu edhe  në Kosovë mbi sekuestrimin e lëndëve narkotike gjatë vitit 2015 vërehet një rënie drastike e sasisë së heroinës së sekuestruar.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img