20,04,2024

Qyteti hungarez Érd, interesohet për bashkëpunim me Ferizajn

Must Read

Kujdesi e serioziteti i qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka zgjuar interesimin përveç të investitorëve të huaj por edhe të mërgatës ferizajase që të ndihmojnë krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit mes vendlindjes dhe vendeve ku jetojnë e punojnë. I tillë ishte edhe takimi i sotëm mes të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe nënkryetarit të qytetit piktoresk afër kryeqendrës hungareze, Budapestit, qytetit Érd, Szűcs Gábor.

Nikoqiri, njoftoi mysafirët për përparësitë ekonomike, gjeografike, kulturore e rinore që ka Ferizaj. Ai paraqiti një pasqyrë të fushave të mundshme të investimeve e pikës bashkëpunuese që në të ardhmen e afërt mund të ketë, Komuna e Ferizajt me këtë rajon industrial hungarez.

I befasuar me përparimin e shpejt të Republikës së Kosovës, ekonominë në rritje, rininë si potencialin më të madh të zhvillimit, mysafiri, nënkryetari i qytetit që përfaqëson një rajon të gjerë hungarez, shfaqi interesimin për të lidhur bashkëpunim me Komunën e Ferizajt. Ai tha se rajoni që përfaqëson ndonëse ka një karakter industrial, ka të zhvilluara veçanërisht infrastrukturën sociale, kulturore e arsimore si dhe atë të masave që janë aplikuar me qëllim zhvillimin ekonomik lokal.

Fushat e bashkëpunimit që morën rëndësinë më të madhe në këtë bashkëpunim të ardhshëm janë ajo e kulturës, kujdesit sociale,arsimit dhe ekonomisë, specifikimi i së cilave dhe lidhja e një raporti të mirëfilltë bashkëpunimi do të ndodh javëve në vijim, me koordinimin edhe të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hungari.

Qyteti i vjetër buzë Danubit, shumë pranë kryeqendrës hungareze, Budapest, Érdi, ka fokus zgjerimin e bashkëpunimit me komuna të caktuara anekënd shteteve të Ballkanit Perëndimor, e në rastin tonë edhe me Komunën e Ferizajt, që praktikisht të nxiten shkëmbimet kulturore e ekonomike mes qyteteve gjegjëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img