25,04,2024

Qytetarë të Komunës së Ferizajt “Kujdes”

Must Read

Kujdes nëse do të aplikoni për certifikatë lindje, martese apo vdekje. Edhe më shumë kujdes duhet të keni nëse rastësisht dëshironi të bëni ndonjë kërkesë për dokumente të ndryshme.

Kujdes me të dhënat personale tuajat, dikush mund ti përdor si lista që keni aderuar në ndonjë Parti.

Ndërsa në asnjë mënyrë mos bëni kërkesa infrastrukutore për rrugë, kanalizim, shkolla apo çerdhe, ose mos bëni kërkesa me shkrim ku janë emrat, mbiemrat e të dhënat e juaja personale ngase do ta shihni vetën anëtar të LDK-së, siç e panë veten dje një fshat i tërë . E ndoshta edhe në struktura udhëheqëse të kësaj Partie.
Të gjitha procedurat bëjini verbalisht dhe si burrat, Fjala-Fjalë e Besa-Besë.

Gjithashtu, duhet të keni Kujdes mos po gaboni e reagoni nëse subvencionet në Bujqësi nuk vijnë te ju që i meritoni por te militantët e Kryetarit e të Drejtorëve Komunalë.
Kujdes, nëse rastësisht në QKMF s’ka barna, shiringa, apo ampula e ju gaboni të reagoni. Ju duhet të keni shumë kujdes e shumë durim, por të reagoni s’bën asesi.
Nëse rastësisht keni qëlluar në ndonjë parti tjetër e rruga ndërpritet mu të ju, për të kaluar tek militantet tjerë partiak, ju duhet ë bëni kujdes, mos reagoni!

E për fund ju paralajmëroj që duhet të jeni shumë të kujdesshëm me liket ne facebook, ngase mund të mos e dini që menjëherë do të ftoheni në raport hetuesie dhe do të i’u përgjigjeni pyetjeve të famshme(Çka, Kush, Kur,Pse) dhe me çfarë mjetesh e keni kryer këtë krim e tmerrshëm .
KUJDES kujdestarët e Fb janë kudo.

Kujdes edhe këtij postimi mos ja bëni like, e mozomakeq share.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img