Ferizaj

QKMF në Ferizaj shënon Javën  Ndërkombëtare të gjidhënies


Publikuar më:


Gjatë shënimit të javës së ushqimit me qumësht gjiri, u tha se përfitimet e gjidhënies janë të shumëfishta edhe për foshnjën, edhe për nënën.

Shënimi i javës së ushqimit të foshnjave me qumësht gjiri, në Ferizaj u bë me një bashkëbisedim të stafit mjekësor të mjekësisë familjare, të udhëhequr nga dr Drita Demiri me me disa prindër të rinj.

Atyre iu dhanë udhëzime rreth përparësive që ka rritja e fëmijëve me qumësht gjiri, qoftë për foshnjat, qoftë për nënat.
Ndër përfitimet e gjidhënies u përmendën: tretja e lehtë e qumështit të nënës, mbrojtja që ky qumësht i ofron foshnjës nga infeksionet, ndihmën që jep gjidhënia në lidhjen emocionale ndërmjet nënës dhe fëmijës, mbrojtja shëndetësore dhe nga shtatzënia e re e nënës, kostoja më e ulët financiare etj.

14569760_10208818123548730_1851634810_n

“Në qendrën e kryesore të mjekësisë familjare është duke u mbajtur aktiviteti në shenjë përkrahje dhe promovimit të ushqyerjes më gji për nënava.Ne si punëtorë shëndetësorë  përmes qendrave tona jemi duke u dhënë këshilla nënave të reja ,për rritjen dhe zhvillimin e drejtë të fëmijëve .kjo po ndodhë edhe me rastin e  ditës ndërkombëtare të  ushqyerit me qumësht gjiri” tha Ibadete Bucaliu-Ismajli, drejtoreshë e QKMF-së në Ferizaj.

Nënat e reja rrëfyen për përvojat e tyre, vështirësitë në javët e para pas lindjes dhe vendosmërinë që fëmijët e tyre t’i rrisin me qumësht të gjirit, ndërsa mjeket dhe infermieret dhanë këshilla rreth rëndësisë që ka qumështi i nënës në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm, udhëzime për pozicionin e drejtë të ushqyerjes dhe mënyrat e tejkalimit të pengesave që mund të shfaqen gjatë ushqyerjes me gji.

“Qumështi i nënës është ushqim i pazëvendësueshëm për zhvillimin e foshnjave, jo vetëm për plotësimin e nevojave të organizmit të tyre me lëndë ushqyese, por edhe ofrimin e ngrohtësisë dhe sigurisë nga nëna, që mundëson zhvillimin e shëndoshë psikik”tha Dr. Drita Lumi – Demiri.
Me këtë rast iu bë thirrje nënave që të mos i kursejnë përpjekjet për t’i rritur fëmijët e tyre me qumësht gjir.

“Ky aktivitet është duke  zhvilluar gjatë tërë kohës dhe ekipi i cili funksionon në kuadër të QKMF-së pas evidentimit të rasteve të nënave i përcjellë ato që nga fillimi i shtatzënisë e deri në lindje” tha Mexhide Rexhepi ,infermiere.

Ndërsa Kryeinfermierja Selvije Bislimi tha se  kjo qendër vazhdon kontaktin më nënat dhe merret edhe me kujdesin dhe trajnimin e nënave edhe pas lindjes e në shumë raste edhe përmes vizitave shtëpiake.

14555957_10208818121588681_1856826341_n

 

 

 

 

Comments
To Top