25,04,2024

Qeveria sot vendos për rihapjen e kufijve, çerdheve e kafiterive

Must Read

Nesër do të fillojë faza e tretë e lehtësimit të masave nga pandemia Covid-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet që sot të marrë disa vendime të reja, në mbledhjen që mbahet në ora 18:00.

KOHA mëson se në mesin e tyre do të jetë edhe rihapja e kufijve, kopshteve, çerdheve, shkollave dhe kafiterive e restoranteve.

Sipas burimeve të KOHË-s do të bëhet rihapja e kopshteve dhe çerdheve publike e shtetërore për moshën 0-5 vjeç. Mësimi nis për klasat 9 dhe 12 në javën e dytë, përkatësisht të tretë të qershorit që testet e arritshmërisë dhe maturës të mbahen në fund të qershorit, përkatësisht në fillim të korrikut.

Gjithashtu do të hapen kufijtë e Kosovës dhe personat që hyjnë në territorin e Kosovës obligohen t’u nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore në kufi dhe nuk shkojnë në vetizolim.

Pritet të merret vendim edhe për hapjen e kafiterive, bareve, restoranteve, qendrave tregtare, dhe do të kthehen shërbimet esenciale në secilin institucion publik dhe në farmaci.

Këto veprimtari duhet të mbikëqyren duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së, si nga menaxherët e institucioneve, punëdhënësit, ashtu edhe inspektoriatet përkatëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img