19,04,2024

Qeveria e Kosovës  dhe e Shqipërisë do të duhej  të përfaqësojnë edhe  shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës

Must Read

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI
Qeveria nga zgjedhjet e 11 qershorit për Parlament të Kosovës dhe zgjedhjet e 25 qershorit për Parlament të Shqipërisë nga këto dy legjislatura përveç tjerash duhet që edhe të shpreh, mbrojë dhe përfaqësojë edhe shqiptarë e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Por edhe do të ngrisë zërin për të drejtat dhe lirit themelore, individuale dhe kolektive të popullsisë shqiptare që kanë mbetur në Komunën e Medvegjës, Bujanocit, Preshevës dhe pjesë tjera të hapësirës së Republikës së Serbisë dhe ish-ngrehinës së quajtur Jugosllavi, si dhe interesat e saj të ligjshme për jetë, punë,arsimim,shëndetësi, zhvillim e integrim. Për të njoftuar, sensibilizuar dhe alarmuar qarqet diplomatike të akredituara në Prishtinë e Tiranë për këtë kategori të banorëve të ardhur nga kjo Krahinë.
Ja disa arsye që shqiptarët nga kjo Krahinë do të duhej të mbrohen dhe përfaqësohen,si:
Hapja e një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë e Tiranë për të zhvendosurit që janë prej tri komunave me banim në Kosovë e gjetiu.
Përgatitja për bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit,
Përgatitja e ligjit, do duhej të hiqen pengesat dhe barrierat për tu pajisur me nënshtetësi të Kosovës e Shqipërisë për shqiptarët,
Reciprocitetin në mesë të drejtave të Serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi,
Të formohet një komision mikst nga Prishtina dhe Tirana zyrtare,
Janë edhe shumë arsye dhe argumente që Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë do të duhej të mbrojnë dhe përfaqësojnë edhe shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.Do të duhej të jepen disa përgjigje,si
Pse banorët e tri Komunave mbetën të pa integruar, kategoria e banorëve që lëshuan trojet e veta dhe erdhën dhe u vendosën të jetojnë në Kosovë,
Në veçanti për të shpërngulurit, dëbuarit prej Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, krijimi i kushteve për kthimin e atyre që dëshirojnë të kthehen.
Deri më sot banorët e kësaj krahine me banim jashtë këtyre komunave,trajtohen, azilant, të dëbuar ,të shpërngulur,me qëndrim të përkohshëm, me qëndrim të përhershëm,ilegal, gjysmë ilegal, apo me çfarë statuti qytetarë trajtohemi!. Kurse,lëvizja e lirë, si mundë të thuhet që ka lëvizje të lirë kur në këto tri komuna ka aq forca të shumta dhe është shndërruar në një poligon ushtarak të vërtet.Të drejtat individuale dhe kolektive si një Rajon i banuar me shumicë shqiptare dhe si Shqiptarë në Serbi si dhe Investimi në infrastrukturë dhe krahasimi.Prandaj të gjitha këto dhe çështje tjera do të duhej trajtuar nga dy Qeveritë dhe dy Parlamentet tona.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img