19,04,2024

Qëndroni 30 minuta në natyrë, largoni stresin dhe sëmundjet e zemrës

Must Read

Nuk ka periudhë më të mirë se vera për ta kaluar kohën e lirë jashtë, ndërsa në vijim lexoni edhe shpjegimet shkencore se pse kjo është kështu, transmeton koha.net.

Nëse ju duhet motivim shtesë për ta kaluar kohën tuaj të lirë diku në natyrë, atëherë duhet marrë parasysh faktin në vijim: vetëm 30 minuta në javë të kaluara në natyrë e ulin rrezikun e zhvillimit të presionit të lartë të gjakut dhe depresionit, konstatoi një studim i ri.

Studimi ka analizuar të dhënat nga 1.538 njerëz nga Brisbane në Australi. Hulumtuesit i kanë pyetur pjesëmarrësit në studim në lidhje me shprehitë e tyre javore, kur bëhet fjalë për daljen në natyrë dhe aktivitetin fizik, dhe të cilat më pas i kanë lidhur me shëndetin mendor dhe fizik.

Hulumtuesit australianë gjithashtu zbuluan se banorët e qytetit të cilët u përpoqën të kalojnë kohën në një “hapësirë të gjelbër” një herë në javë ndiheshin më rehatshëm në situata sociale, kështu që vërtet është koha për ta mbyllur kompjuterin tuaj dhe të merrni pak ajër.

“Nëse të gjithë do t’i vizitonin parqet e tyre lokale për gjysmë ore çdo javë, do të kishte 7 për qind më pak raste të depresionit dhe 9 për qind më pak raste të shtypjes së lartë”, thotë ekologia Danielle Shanahan nga Universiteti i Queensland.

Shanahan dhe ekipi i saj i analizuan të dhënat nga 1.538 banorë të qytetit të Brisbane në Queensland, të cilët u pyetën në lidhje me shprehitë e tyre javore, kur bëhej fjalë për natyrën dhe aktivitetit fizik dhe e vlerësoi shëndetin e tyre mendor dhe fizik, transmeton koha.net.

Përvojat e pjesëmarrësve në natyrë u matën nga tre faktorë: frekuenca mesatare e vizitave në “hapësira të gjelbra” në natyrë gjatë një viti; kohëzgjatja mesatare e vizitave në këto hapësira brenda një jave dhe intensiteti i natyrës në këto hapësira – të matura nga sasia dhe kompleksiteti i gjelbërimit në këtë hapësirë.

Rreziqet shëndetësore për grupin u përcaktuan duke e përdorur një test të standardizuar i cili e identifikon depresionin, anksiozën apo stresin e butë ose më të rëndë dhe regjistron se kush i është nënshtruar trajtimit për tension të lartë të gjakut.

Perceptimi individual i kohezionit social – që do të thotë një gatishmëri për të bashkëpunuar me të tjerët në një situatë sociale – është vlerësuar me anë të përgjigjeve në një sondazh i cili i mat gjërat si besimi, shkëmbimin reciprok brenda komuniteteve dhe kohezioni i përgjithshëm i komunitetit.

Ekipi zbuloi se njerëzit që kanë bërë vizita të rregullta të gjata në hapësira të gjelbra kishin shkallë më të ulët të depresionit dhe shtypjes së lartë të gjakut dhe ata të cilët i vizituan më shpesh kishin kohezion më të madh social.

“Nivelet e larta të aktivitetit fizik janë të lidhura me kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e vizitave në hapësira të gjelbra”, konkluduan ata në revistën “Scientific Reports”. “Një analizë për depresion dhe presion të lartë të gjakut sugjeron se vizita në hapësirat e jashtme të gjelbra në kohëzgjatje prej 30 minutave ose më shumë gjatë harkut kohor të një jave mund ta reduktojë përhapjen e këtyre sëmundjeve deri në 7-9 për qind.”

Natyrisht, ka kufizime në këtë hulumtim, nga të cilat dy më të mëdhatë janë se pjesëmarrësit e vetëraportuan aktivitetin e tyre në natyrë, kështu që rezultatet mund të jenë pak më të anuara dhe se studiuesit mund ta tregojnë vetëm një lidhje mes ekspozimit ndaj natyrës dhe përfitimeve shëndetësore – ata nuk i kanë ekzaminuar ndryshimet biologjike që zhvillohen brenda pjesëmarrësve e që mund ta shpjegojnë këtë lidhje.

Por rezultatet e këtij studimi nuk janë të reja – ato bazohen në një vëllim të madh të literaturës shkencore e cila ka gjetur përfitime reale nga akti i thjeshtë i daljes se herëpashershme.

Qysh në korrik të vitit 2015, një studim i ngjashëm zbuloi se një ecje 90-minutash nëpër një zonë me bar në fakt e ndryshoi aktivitetin nervor të pjesëmarrësve në raport me mendimet e përsëritura të përqendruara në aspektet negative të vetvetes të cilat mund të çojnë në një rritje të rrezikut nga depresioni.

Një tjetër studim më herët këtë vit zbuloi se një shëtitje e thjesht në një rrugë me pemë – qoftë edhe në një mjedis urban – mund ta ulë ndjeshëm nivelin e stresit, me ç’rast vullnetarët e ekspozuar ndaj natyrës treguan se ishin më në gjendje ta mbajnë qetësinë e tyre kur u përballën me përvoja tmerruese, si përgatitjet për ta mbajtur ndonjë fjalim dhe kryerja e ndonjë testi zbritjeje para gjykatësve.

Dhe, në fund, dalja në dritën e natyrës mund t’ju kursejë nga shkurtpamësia, pa pasur nevojë për pemë, kështu që nëse mund ta bëni një ndryshim në rutinën tuaj, bëjeni atë një dalje jashtë. Vërtetë nuk keni asgjë për të humbur, plus qeni juaj do t’ju dojë edhe më shumë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img