18,04,2024

PUSHTETI

Must Read

Qysh nga historiku I institucioneve politike dihet se ndarjet e para të shoqërisë në klasa ka qenë ndarja në skllevër dhe skllavopronarë . Si rrjedhojë edhe institucionet e para politike kanë qenë ato të tipit skllavopronar.Në fakt institucionet politike në përgjithësi si dhe shteti dhe e drejta në veçanti linden si mjete të sundimit klasor skllavopronar mbi skllevërit .
Nëse kthehemi në historikun e institucioneve politike , Aristoteli ka dhënë një definicion të jashtëzakonshëm për shtetin dhe pushtetin duke thën se shteti “ është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për egzistencën e një pushteti “
Mirpo çka është më saktësisht pushteti ?
Pushteti është mardhënje midis dy subjekteve ,.apo midis dy vullneteve .
Pushteti është aftësia për ti imponuar një urdhër , rregull , një tjetri pavarësisht nëse ky I fundit këtë e zbaton me vullnet apo me” dhunë “.
Ka lloje të ndryshme të pushteteve dhe karakteristikë e tyre është “ shtrëngimi për të siguruar arritjenn e një qëllimi “. Kështu thotë teoria , dhe në dukje të parë aty nuk gjenë asgjë për të diskutuar .
Problemet praktike lindin me shtrirjen e tij , veçanërisht me keqpërdorimin e tij .
Prandaj , kritikat në pushtet nuk pushtojnë . Pushteti nuk I do kritikat .
Për pushtetin këshilla rrallë here është e mirëpritur , si dhe ata që e duan shumë ate e pelqejnë fare pak ate.
Nje proverb e vjetër thotë “ Jepeni pushtetin në duar që të shohësh kush është ai “.
Nuk ka mëdyshje se dëshira për pushtet është e madhe kur kemi parasyshë se sa shumë njerëz aspirojnë ta marrin atë . Mirpo sa njerëz janë në të vërtet te pajisur me aftësinë për të qenë pushtetar apo udhëheqës I mire . Linnankoski një autor I njohur Finlandez ka shumë të drejtë kur thot se “ ai që dëshiron ta pushtoj botën , fillimisht le të mësojë ta pushtoj veten “.
Një pushtetar I mirë duhet ti kushtoj më shumë vemendje të mirës përgjithshme se sa të mirës së vet .
Nëse një udhëheqës pretendon të jetë I mire , ai nuk duhet të flasë për vetveten , duhet që njerëzit të flasin mire për të ,
Një udhëheqës , pushtetar apo lider I mirë duhet të bëjë kujdesin më të madh kur I shqipton fjalët JO , dhe PO , prandaj nuk janë pushtetarë të mire ata që premtojnë shumë , por janë të mirë ata që jetësojnë shumë.
Mentor Nuhiu . Master . Shkenca Politike dhe Administratë Publike

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img