20,04,2024

Pushteti si një llogari bankare !

Must Read

Në politikën kosovare duhet të ketë politikanë të mirëfilltë, sepse në shumë raste po na zhgënjejnë me veprimet e tyre, të cilët me fjalë janë shumë të zëshëm , por me punë janë shumë pak të zëshëm, për të mos thënë nuk dëgjohen fare.
Shfrytëzimi i pushtetit për të punësuar mbi 60 zëvendësministra është një lajm i shëmtuar, por jo pazakonshëm për Kosovën e pasluftës, ku epshet dhe dëshirat partiake realizohen në kurriz të buxhetit dhe popullit të Kosovës .
Në disa fotografi të publikuara,ku pushtetarët me vetura zyrtare kryejnë obligimet shtëpiake siç janë: blerja e patateve, domate , madje edhe ndonjë qengj apo edhe ndonjë viç, janë thjesht disa grimca të vogla, të një tërësie të madhe, të skandaleve të njëpasnjëshme të politikës së udhëhequr nga politikanë llupës dhe lakmitarë.
Lakmia për pushtet po verbuaka njeriun, jo thjesht pushteti si pozitë, por pasurimi i pafundshëm dhe asnjëherë i bollshëm për ta. Madje, disa që dikur mezi ngisnin një biçikletë të famshme “kineze”, sot janë bërë të pasur përmes “korrupsionit” alias “vjedhje demokratike”. Më e keqja e së keqes ndodh kur të qenët në pushtet dhe me pozitë është jetëshkurtër, ndaj një pjesë e madhe e tyre, nuk ndalen së vjedhur dhe pasuruari, duke kërkuar që për një kohë të shkurtë dhe të pakët të arrijnë shumë dhe të pasurohen tepër.
Dështimi më i madh në pushtet, te disa parti politike është edhe riciklimi i disa figurave në pozita të ndryshme, pra i njëjti njeri bëhet ministër për mjekësi, kulturë, ekonomi etj., ose humb në zgjedhjet lokale ose në zgjedhje të tjera dhe për këtë “shpërbëhet” me një post në ministri.
Partitë si krijime shoqërore, duhet t’u japin hapësirë te rinjëve, por jo vetëm, sepse janë të tillë, por që vërtet e meritojnë dhe kanë një kulturë dhe edukimi të drejtë dhe të ndershëm.
Ne disa raste kur i shohim disa, me të cilët kemi bashkëjetuar në një qytet , ose fshat, apo qytet dhe të cilët kanë qenë në pozita të ndryshme në pushtetin lokal, ose atë qendror, të cilët nga biçikleta “kineze” ose shtëpitë njëdhomëshe, sot ngasin vetura super të shtrenjta dhe jetojnë në banesa luksoze, të duket diçka e pabesueshme, por realiteti është i tillë dhe faktik, vërtet është e shëmtuar.
Në një rast një qytetar thoshte për njërin nga politikanët tanë lokal,se ai nuk ka keqpërdorur, por këto para që i ka përfituar , kanë qenë “bakshishe” te kursyera që nga synetllëku!
Një kujdes të veçantë duhet të kemi në raport me disa politikanë të rastit, të cilët janë vërtet të rrezikshëm, sepse të tillët nuk kanë përgjegjësi dhe kontroll për veprimet e tyre dhe nuk çajnë kokën për pasojat .
Njerëzit që duhet të merren me politikë nuk janë pjesë e saj, ushtrojnë profesionet e tyre dhe nuk bëhen pjesë e politikës, e cila së paku tash për tash është e pamoralshme, ku qytetari dhe jeta e qytetarëve në tërësi, ka pak rëndësi.
Në shumicën e rasteve së pari janë bërë figura politike e mandej biznesmenë milionerë, që është jashtë çdo norme për një shtet që mëton të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, sepse njeriu duhet të pasurohet përmes punës së ndershme dhe biznesit të vet, jo përmes politikës në kurriz të qytetarit dhe si rrjedhojë në dëm të shtetit.

Autori
Burim Ugzmajli
Master i Politikave të BE -së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img