29,03,2024

Punëtorët e hekurudhave të premten protestojnë për pagat

Must Read

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos i ka dhënë kohë menaxhmentit të kompanisë deri të enjten më 17 maj që të bëjë pagesën e pagave për punëtorët për muajin prill.
Kjo sindikatë ka vendosur që të premten, më 18 maj, të mbahet një protestë njëorëshe në stacionin hekurudhor në Fushë Kosovë ku do të ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë – Pejë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave.

Kjo është komunikata e plote lëshuar nga sindikata e pavarur e hekurudhave.

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. në mbledhjen e mbajtur me datën 15.05.2018 (e Martë), me punëtorët e kompanisë Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A. në lidhje me vonesën e pagave për muajin Prill 2018, përmes kësaj shkrese njofton të gjitha mediat se Menaxhmentit të kompanisë HK – Trainkos Sh.A. i ka dhënë kohë që deri të enjten me datën 17.05.2018 të bëjë pagesën e pagave për punëtorë për muajin Prill 2018.

Duhet theksuar se me datën 18.05.2018 (e Premte), nga ora 08:00 deri në ora 09:00, në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës, do të mbahet një protestë 1 orëshe ku do të ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë – Pejë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave. Kjo është vetëm një masë paralajmëruese për veprimet e tjera sindikale të cilat do të pasojnë pas datës 18.05.2018.

Ne si Sindikatë, nuk kemi asnjë njoftim zyrtar (në formë të shkruar) nga Menaxhmenti i kompanisë në lidhje me arsyen e vonesës së pagave për muajin Prill 2018, ndonëse kemi kërkuar që të marrim një njoftim zyrtar nga ana e tyre.

Sindikata ka pasur mirëkuptim për vonesë të pagave deri me datën 14.05.2018, ndonëse në kontratë kompania është e obliguar që pagesën e pagave ta bëjë deri me datën 05 të muajit vijues.

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. kërkon nga udhëtarët që të kenë mirëkuptim për ditën e Premte me datë 18.05.2018, ku treni i mëngjesit në linjën Prishtinë – Pejë, do të ketë vonesë 1 orëshe.

Me respekt,

Sahit Prekopuca – Kryetar i SPH – Trainkos Sh.A.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img