29,03,2024

Punët e shtëpisë që MUND dhe DUHET të bëjnë fëmijët e vegjël

Must Read

Vjen një moment ku për fëmijët, lojërat e vogla, kanë më pak interes në aktivitetin e tyre argëtues. Megjithatë, mami apo babi janë të sigurtë se çfarë është më e mirë për t’u argëtuar sesa makinat apo kukullat.
Sipas këshillave të Maria Montessori që në muajin e 15-të mund t’i përfshijmë fëmijët në detyra të vogla shtëpie. Po, po, të gjitha ato aktivitete nga të cilat ata përjashtohen, nga frika se të vegjlit mund të lëndohen apo t’i thyejnë. Në të vërtetë, ajo që duhet të bëni është të rimendoni mënyrën se si t’i bëjnë punët, duke i përgatitur fëmijët me detyra shtëpie për të përmirësuar jetën e tyre.
“U lehtësojmë” ambientin, sepse në një mjedis ku ka rrëmujë objektesh dhe lojërash, fëmija nuk është i sigurt. Organizojmë sendet më të domosdoshme dhe i vendosim nëpër sirtarë, duke u lënë dorë të lire edhe fëmijëve të veprojnë. Përdorim ujin, kështu që, po të laget, i lejojmë që përmes një pecete apo sfungjeri të dijë ta përdorë për ta pastruar. Kështu e edukon fëmijën me ndihmën personale që duhet të japë në të bërit punë, të mbajturit pastër të shtëpisë dhe të konsumojë energji për mbarëvajtjen e shëndetit. Është argëtuese për ta!
Ja 5 detyra të thjeshta shtëpiake që mund t’i bëjnë fëmijet tuaj 
Të lajë frutat dhe perimet/ Të përdorë sfungjerin për t’i larë. 
Në një tabaka vendosim një tas me pak ujë dhe lloje të ndryshme të frutaperimeve.
Shohim si e bën herën e parë ,duke përsëritur emrat, ngjyrat dhe format e fruta perimeve. Pastaj i lëmë të lirë .
Siç e kemi thënë, kur fëmija përdor ujin, aksidentet siç kemi thënë kur fëmija përdor ujin, incidentet janë normale. L e t ’i vëmë në përdorim një sfungjer ose një pecetë në mënyrë që të korrigjohet sa herë e sheh të nevojshme. Kjo praktike do të jetë shumë e nevojshme për të larë dhe më vonë një objekt (një tavolinë apo karrike)
Të lajë dhe të nderë teshat
Vendosini rrobat në makinën larëse, shikoni sesi rrotullohet dhe më pas ndihmojeni mamin t’i terë. Një detyrë që përveçse është praktike, ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike lëvizja për të hapur derën e lavatriçes, futja e teshave, vendosja e ilaçit, zbutësit, heqësit të njollave dhe mbyllja e saj për t’i dhënë komandën procesit të llojë. Kjo ndihmon për një aktivitet mësues për fëmijën dhe lehtësues njëherësh edhe për vetë prindin, dedikuar profesionit.
Fshirja e pluhurave 
Djali im ka qenë gjithmonë admirues ndaj këtij aktiviteti. Akoma pa u ngritur në këmbë, merrte në duar një pecetë pluhurash për t’i pastruar aty ku ishin nëpër shtëpi. Dhe,besomëni nuk jam nga ato që e pastroj shtëpinë çdo ditë. Kështu kuptova që ishte me të vërtetë një aktivitet që ai e adhuronte.
Shtrimi në tryezë
Një fëmijë kaq i vogël ka ende nevojë për ne, për mbështetjen tonë, që të punojnë krah për krah me ne. T’u japim fëmijëve të kuptojnë ndihmën që duhet të marrin në hapësirën e më të rriturve dhe të mësojnë nga përvoja e mamit për një rritje të shëndetshme të tij.
Orjona Tresa/ Psikologji

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img