20,04,2024

Publikohet edhe lista e pronave komunale të dhëna në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë

Must Read

Gjatë ditës së sotme, siç edhe ishte paralajmëruar ditën e djeshme, në funksion të plotë të transparencës komunale dhe përmbushjes së zotimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu të dhënë gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale, për herë të parë është bërë publike edhe lista e shfrytëzuesve afatshkurtër dhe afatgjatë të pronave komunale.
Kjo listë e bërë publike për herë të parë që pasqyron shfrytëzuesit e pronave komunale është në funksion të interesit publik, gjegjësisht të drejtës për informim lidhur me shfrytëzuesit e pronës komunale si dhe realizimit të projekteve që për qëllim kanë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe uljen e papunësisë.
Këtij procesi i ka paraprirë një verifikim në terren i gjendjes dhe kushteve të shfrytëzimit të pronës komunale, proces ky i realizuar me nismën e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe zbatimin nga ana e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.
Publikimi i këtij dokumenti është në vazhdën e bërjes transparente të dokumenteve të rëndësishme dhe me interes të publikut, që ka filluar me publikimin për herë të parë të Listës së Pronave Komunale, për të vazhduar me publikimin pjesë pjesë të Listës së Uzurpatorëve të Pronave Komunale dhe publikimit së fundi edhe të kësaj liste, proces ky që do të pasohet edhe me transparencë edhe për dokumentet tjera siç janë lista e shpenzimeve, borxhlinjve etj.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu është i vendosur të përmbush plotësisht zotimin e tij për transparencë të dokumenteve publike dhe ky proces po ndodh për herë të parë në Komunën e Ferizajt. Përveç transparencës, publikimi i këtyre dokumenteve është në funksion edhe të planeve të grupeve komunitare dhe institucioneve shtetërore për të shtrirë investimet e tyre sipas kushteve të parapara ligjore në pronat përkatëse komunale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img