25,04,2024

Promovohet libri “Portrete reale” e autorit Nazmi Rudari

Must Read

Në Qendrën e Kulturës në Ferizajt, është bërë promovimi i librit “Portrete reale” e autorit Nazmi Rudari. Në këtë promovim mori pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, drejtori i kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati, dashamirë të artit si dhe mysafirë të tjerë.

Në këtë promovim kryetari Svarqa është shprehur se për çdo popull të qytetëruar, një libër i ri është një festë për lexuesit, është edhe një mundësi për ta njohur më mirë jetën, për t’u pasuruar emocionalisht dhe intelektualisht.

“Aq më tepër që sot po promovohet libri i një shkrimtari mërgimtar. Ne të gjithë kemi nevojë për libra, sepse shtimi i numrit të lexuesve në Ferizaj, tregon se përkundër përhapjes së rrjeteve sociale, kureshtja për librin vazhdon të qëndrojë ende e zgjuar, në mos edhe të rritet. Unë besoj se sidomos për mërgatën, një libër i ri, do të thotë edhe një dritare, për t’u njohur më mirë me historinë, vuajtjet, rravgimet, rëniet e ngritjet e njeriut kosovar përgjatë dekadave e viteve. Kam kënaqësinë po ashtu që marr pjesë në promovimin e një libri të një shkrimtari, i cili e tha të vërtetën për vendin dhe për popullin e tij edhe atëherë kur të qëndroje drejt dhe të përhapje mesazhin e ruajtjes së dinjitetit kombëtar e njerëzor, ishte punë shumë e vështirë. E dimë, pra, që Nazmi Rudarit iu konfiskuan librat, kurse vetë ai u përndoq ka regjimi i viteve ’80 pikërisht për shkak të përmbajtjeve të librave të tij”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se komuna e Ferizajt gjatë këtyre viteve të fundit ka shfaqur një qëndrim dashamirës ndaj krijuesve, duke i mbështetur në botimin e librave. Janë botuar dhjetëra libra që përmbajnë letërsi, aktualitet, histori e kështu me radhë.

“Kjo mbështetje besoj se do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që krijuesit të mos ndihen të kufizuar për t’i shprehur mundësitë e tyre artistike, shkencore e publicistike”tha Svarqa.

Krijuesi dhe kritiku letrar Fatmir Halimi në këtë promovim ka folur për jetën dhe veprën e autorit, po poashtu ka bërë edhe një përmbledhje të këtij libri.

Ndërkaq Shkëndije Azemi dhe Vanesa Sadriu, kanë shkëputur pjesë të librit “Portrete reale”.

E nga ana tjetre vet autori i librit Nazmi Rudari, ka falënderuar kryetarin Svarqa për financimin e librit, duke thënë se ka ndihmuar mjaft shumë në zbardhjen e shume detajeve që kanë të bëjnë edhe me luftën e fundit në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga,emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë,Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me kontributin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img