24,04,2024

Promovohet libri ‘’Fillet e rock-ut në Ferizaj”

Must Read

Rrugëtimi i rokut në Ferizaj e më gjerë, nga fillet e para të tij është paraqitur në një libër të autorit ferizajas Fadil Gjini.

Muzikanti Gjini sot ka promovuar librin e tij në të cilin përshkruhet historiku i këtij zhanri.

Ai thotë se ka vendosur ta shkruaj këtë libër për faktin se Ferizaj ka traditë të Rokut si dhe duke e parë mungesën e literaturës së kësaj fushe.

 “Ky është libri i parë i kësaj sfere, është një përmbledhje e materialit, është një përshkrim, një rrugë e gjatë e njerëzve që kanë dhënë kontribut të madh në Rock’n’Roll, madje disa kanë sakrifikuar për këtë zhanër, kështu që jemi munduar që në pika jo shumë të gjera për publikun të jetë sa më i afërt dhe i kuptueshëm, unë vetë jam roker dhe e kam parë që është mungesë e madhe dhe pas diplomimit e kam parë të arsyeshme që me marrë një hap të tillë për publikun”, tha Gjini.

Muzikantët ferizajas thanë se një libër i tillë ka qenë shumë i nevojshëm në mënyrë që të rinjtë të njihen me historikun e rokut në Ferizaj.

“Ka qenë befasi e këndëshme për mua meqenëse për herë të parë dikush shkruan për rok muzikën në trevën e Ferizajt, unë i kam përjetuar të gjitha, pasi që me rok merrem nga vitet  e 60-ta dhe nuk jam dorëzuar akoma, libri përmban të dhëna të sakta e aktuale, që kanë qenë dikur por edhe sot dhe Ferizajt i ka munguar shumë pasi që nuk kemi pasur material tjetër përveç këtij libri dhe është e mirë edhe për të rinjtë që të kuptojnë se ka pasur grupe muzikore edhe më herët”,tha Nazmi Aliu.

‘’Libri ka qenë shumë i nevojshëm, është inciatiëv shumë e mirë  nga Fadili që për herë të parë po promovohet një libër i tillë për rokun në Ferizaj e në Kosovë, për të gjitha ato të arritura nga vitet 70-ta e deri në ditët e sotme dhe është një trasim i mirë edhe për gjeneratat e reja”,tha Muhadin Nuhiu.

“Fillet e rock-ut në Ferizaj”  shkruar nga Fadil Gjini nga tani mund të gjendet nëpër librari e në bibliotekën e qytetit, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img