25,04,2024

Prolongohen disa projekte, shkas borxhet

Must Read

Ferizaj.24.02.2018. Drejtoria e Infrastrukturës pritet që në seancën e radhës ti paraqes Kuvendit Komunal listën e projekteve që do të shkurtohen si masë shtrënguese në funksion të mbulimit të borxheve që komuna u ka operatorëve ekonomik. Shuma që do të kompensohet në këtë formë për këtë vit është 2.5 milion euro. Drejtues të kësaj drejtorie kanë bërë të ditur sot se këto shkurtime janë bërë në bazë të rekomandimeve që kanë ardhur nga Ministria e Financave.
“Faktikisht këto nuk janë hjekur por vetëm i janë propozuar Kuvendit që të shkurtohen në mbledhjen e ardhshme. Këto pagesa nuk janë larguar por vetëm janë propozim. Deri te kjo pikë ka ardhur si rezultat I një keqmenaxhimi nga qeverisja e kaluar ku borxhi i kësaj Drejtorie dhe drejtorive tjera vazhdimisht është rritur dhe ne kemi qenë të detyruar nga Ministria e Financave që ti bëjmë këto shkurtime të projekteve për shkak të kryerjes së obligimeve ndaj operatorëve që kanë kryer punët më herët” ka thënë Arbër Bytyqi, Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës.
Drejtori i kësaj Drejtorie, Arbër Bytyqi, ka thënë se bëhet fjalë për një numër të madh të projekteve që do preken nga ky shkurtim por që asnjëri prej tyre nuk do të largohet. Madje ai ka bërë përgjegjës ish pushtetin për keqmenaxhim me projekte kapitale,ndërsa ka shtuar se do të shikohet mundësia që këto projekte të jetësohen me ndihmën e donatorëve të ndryshëm.

“Këtu bëhet fjalë për një numër të madh të projekteve të cilat do të shkurtohen, nuk ka projekte të cilat do të largohen por vetëm do të prolongohen. Ne edhe përkundër këtij shkurtimi do të shikojmë mundësinë që të gjejmë mjete financiare me donatorë të ndryshëm që një pjesë e këtyre projekteve të realizohet. Gjithashtu disa projekte të caktuara ti orientojmë në Ministri dhe të gjejmë fonde shtesë për realizimin e këtyre projekteve. Në këtë fazë që jemi momentalisht jemi të detyruar, për shkak të menaxhimit të keq nga qeverisja e kaluar, për pagesën e obligimeve që na kanë ardhur nga operatorët ti shkurtojmë këto projekte në vlerë 2.5 milion euro. Kjo është një vlerë e konsiderueshme dhe nuk është përfundimtare pasi që kjo vlerë pritet të rritet në vazhdimësi për shkak të obligimeve 40 milionëshe që kemi ndaj operatorëve për tu kryer obligimet. Jemi tash në një fazë ku jemi të detyruar të marrim këtë vendim ose të presim përmbaruesin ti marrë. Gjithsesi këto mjete do të merren. Pra jemi të detyruar ta bëjmë këtë obligim ligjorë ndaj Ministrisë së Financave e cila nuk donë të lejoj që ne si komunë të zhytemi në borxhe edhe më të mëdha se sa këto që janë tani” ka thënë Bytyqi.
Sido që të jetë mësohet se të njëjtat masa do të aplikohen edhe gjatë vitit të ardhshëm. Drejtori Bytyqi shpjegon se vlera e borxhit e tejkalon buxhetin e kësaj Drejtorie për projekte kapitale.

“Problemi nuk është vetëm për këtë vit. Ky problem do të na përcjell edhe vitin e ardhshëm pasi që për viti e ardhshëm 2019, 5.2 milion euro janë të parapara për projekte dy dhe tre vjeçare për tu paguar e që i bie komplet buxheti i Drejtorisë së Infrastrukturës” ka thënë Bytyqi.
Lidhur me këtë gjendje së fundi është deklaruar edhe kreu i Ferizajt,Agim Aliu. Ai ka thënë se janë detyruar që këto masa ti ndërmarrim me qëllim që tu iket kamatave të përmbaruesve, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img