23,04,2024

Prokuroria jep detaje për të arrestuarin për krime lufte në Ferizaj

Must Read

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personin nën dyshimet për krime lufte në Kosovë.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale ka njoftuar se i arrestuari është D.Sh, i komunitetit shqiptar, shtetas i Kosovës.

Ai dyshohet se ka kryer krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.

I arrestuari është dërguar në mbajtje 48 orë.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Prishtinë, 15 qershor 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se me urdhër të Prokurorit të kësaj prokurorie është arrestuar personi me inicialet D.Sh., shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar i cili dyshohet se ka kryer krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj. Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, tani është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Një pikëkalimin kufitar Bërnjak, dje është arrestuar një person për krime lufte që kishte kryer në Ferizaj, më gjegjësisht në vitin 1999.

Policia e Kosovës, përmes raportit policor, dje kishte njoftuar vetëm se është arrestuar në Bërnjak, për “krime lufte kundër popullatës civile”.

“Në pikëkalimin kufitar Bërnjak është arrestuar i dyshuari nën dyshim për kryerjen e veprës së lartëcekur. Me vendim te prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img