29,03,2024

Profesori ngeli gjithë klasën për një arsye të veçantë

Must Read

Një profesor ekonomie në Texas Tech tha se nuk kishte ngelur asnjëherë, as edhe një student të vetëm, por një herë kishte ngelur një klasë të tërë.

Klasa (studentët) këmbëngulën se socializmi funksionon, për sa kohë askush nuk do të jetë i varfër dhe askush nuk do të jetë i pasur. Profesori tha. “Dakord, do të bëjmë një eksperiment në këtë klasë për socializmin”.

“Të gjithë notat do të mesatarizohen dhe të gjithë do të marrin të njëjtën notë, kështu që askush nuk do të ngelë dhe askush nuk do të marrë A (Dhjetë)”, tha Profesori.

Pas testit të parë, notat u mesatarizuan dhe të gjithë morën B (Nëntë). Studentët që kishin studiuar shumë u mërzitën, ndërsa studentët që kishin mësuar shumë pak, ishin shumë të lumtur.

Por në testin e dytë, studentët që kishin mësuar pak nisën të mësonin edhe më pak, dhe ata që kishin studiuar shumë, menduan që, përderisa nuk do të merrnin A, nuk kishin pse mësonin aq shumë. Mesatarja në testin e dytë ishte D (7).

Askush nuk ishte i lumtur. Në testin e tretë, mesatarja ishte F.

Notat nuk u rritën asnjëherë, ndërkohë që nisën grindjet, fajësimet, dhe mëritë pasi askush nuk mësonte për të tjerët.

Për habinë e tyre të madhe, të gjithë ngelën.

Profesori u tha se edhe socializmi do të dështonte, për shkak të të njëjtit parim njerëzor të stimulit.

Sa më shumë që njerëzit të përpiqen të kenë sukses, aq më i madh do të jetë shpërblimi, por kur qeveria merr gjithë shpërblimet, askush nuk do të përpiqet të ketë sukses.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img