17,04,2024

Prishtina nuk jep leje, gara mbahet në Ferizaj

Must Read

Vetëm pak orë pasi Komuna e Prishtinës e ka shfuqizuar lejen për garën e femrave në auto sllallom, që do të duhej të mbahej të dielën në Prishtinë, është gjetur një zgjidhje tjetër.

“Me të dëgjuar lajmin, ish-Presidentja Atifete Jahjaga, kërkoi përkrahje nga komunat e tjera të Kosovës, të cilat u treguan të hapura për të bashkëpunuar dhe brenda një kohe të shkurtë u mobilizuan duke na ofruar zgjidhje për mbajtje të garës me të gjitha kushtet e nevojshme që duhen për realizimin e një ngjarje të tillë.

Falënderojmë Komunën e Ferizajt, ish-Presidenten Jahjaga dhe të gjithë ata që kontribuan që kjo garë të mos dështojë nga papërgjegjësitë e institucioneve përkatëse të vendit tonë.

Ftojmë të gjitha gratë, nënat, vajzat dhe motrat të na bashkohen në qytetin e Ferizajt, ndërsa ato që ende nuk kanë aplikuar, aplikoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.”, thuhet në njoftimin e FASK-ut.

http://kstiming.com/listaFemra.php?fbclid=IwAR3fLvySK42PHie4zSAWYIT10ohW4ckSKYReSveyGzYU_yorP5bDaGfQrpA

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img