19,04,2024

Prindërit u blejnë lodrat e gabuara fëmijve, ja me çfarë duhet të luajnë deri në moshën 8 vjeçare

Must Read

Kompania e njohur e lodrave për fëmijë LEGO, ka deklaruar se fëmijët duhet të mësojnë përmes lojërave interaktive deri në moshën 8 vjeçare. Në një studim të fundit që ka kryer kjo kompani me ekspertë të fushës, kanë dalë në përfundimin se zhvillimi edukues mund të dëmtohet nga arsimi shumë i shpejtë.
Prindërit në ditët e sotme kanë filluar të zvogëlojnë çdo herë e më shumë kohën të cilën fëmijët e tyre e shfrytëzojnë për të luajtur, duke u munduar t’i zhvillojnë ata përmes mësimeve teorike, për t’i përgatitur sa më shpejt për konkurencën. Një handikap në të kuptuarin e rëndësisë që ka loja në formimin e fëmijës, çon në rezultate ku sistemet arsimore dhe prindërit ndërtojnë një strukturë ku fëmija është i ndrydhur në mësime numerike dhe teorike, dhe nuk i lënë trurit të tij kohë të formohet përmes lojërave.
Krijuesi dhe ideatori i LEGO, gjithnjë e më shumë thotë që është e nevojshme një reformim i sistemit shkollor për sa i përket ciklit të fillores, ku fëmijët duhet të kenë shumë orë mësimore të cilat përqëndrohen në lojërat interaktive, pasi shumë studime kanë vërtetuar në këto 10 dekadat e fundit, fëmijët që mësojnë përmes kësaj strategjie janë më të lirshëm, më komunikues, të aftë në ndërtimin e mendimeve, pasi ky lloj i të mësuarit sfidon të gjitha kapacitetet e fëmijëve dhe në të njëjtën kohë i mëson gjëra të reja. Ky lloj mësimi, nuk ka një mënyrë të saktë dhe një mënyrë të gabuar, mjafton qëfëmijës t’i nxitet imagjinata për të zgjidhur qoftë edhe një puzzle të thjeshtë, dhe proçesi ka funskionuar.
29 vjeç ka qenë ai kur e ka krijuar kompaninë LEGO. Gjithmonë do të ketë nga ata skeptikë, që si një kompani që prodhon lodra, ndërton një diskurs ku lodrat janë efektive në të mësuarin e fëmijëve dhe se prindërit duhet t’i blejnë. Por, në mes të gjithë kësaj situate e vërteta qëndron në faktin se strategjitë e mësimdhënies në shtete sociale si Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë etj, janë ndërtuar dhe funksionojnë në bazë të kësaj strukture. E vetmja zgjidhje është që institucionet shtetërore të bëjnë studimet përkatëse dhe të ndërtojnë një plan ku të përshatet më së miri kjo lloj praktike me atë që ata po përdorin.pernenat

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img