29,03,2024

Prindërit po e dëmtojnë gjeneratën dhe këtë e quajnë dashuri!

Must Read

Të jesh prind, nuk është e thjeshtë! Nuk e di asnjëherë nëse po vepron siç duhet, siç është më e mira për fëmijën tënd, sado që dëshira më e madhe e jotja është vetëm lumturia e tij në fëmijëri dhe suksesi, kur të rritet. Shumë prindër zgjedhin mënyrat më të thjeshta për t’i bërë fëmijët të lumtur.
Fatkeqësisht, mënyra më e thjeshtë nuk është më e mira. Problemi me gjeneratën e sotme të prindërve është se mendojnë që duke e përkëdhelur fëmijën me dhurata, sa herë që ata hapin gojën, duke ju blerë gjithçka që kërkojë, po veprojnë mirë.
E gjithë kjo krijon një gjeneratë mosmirëgjohëse dhe tekanjoze që mendon se çdo gjë në botë mund të jetë e tyre. Çdo dëshirë e plotësuar është në dëm të tij.
Është e vërtetë që çdo prind kërkon që fëmija të jetë i plotësuar dhe i lumtur por kjo nuk ka pse të përkthehet në gjëra materiale.
Edhe për shkak të punëve e kohës së pakët, prindërit e shprehin dashurinë vetëm në dhurata. Fëmijët sot janë të gjithë kokëulur duke luajtur lojëra elektronike dhe duke menduar kërkesën e re për ‘të qenë të lumtur’.
Kjo sjellje po i dëmton rëndë ata dhe po ju mëson se dashuria matet dhe shprehet vetëm me blerjen e radhës. Ata do të mësojnë çmimin e gjërave por jo vlerën e tyre.
Kjo sjellje nuk është e shëndetshme për rritjen e tyre dhe po e kthen pafajësinë e fëmijëve në arrogancë, përtaci e përkëdheli që nuk do të ketë kthim mbrapa. Pasojat do të duken më vonë, kur secili prej tyre të ndërtojë marrëdhënie me të tjerët. Dhurata mund t’i gëzojë fëmijët për pak orë por do harrohet shpejtë. Jeta bëhet e bukur me njerëzit dhe kohën që kalon me ta, jo me iPhone.

Living/ Burimi: curiousmindmagazine.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img