19,04,2024

Prezantohet uebfaqja dhe libri i bizneseve në Ferizaj

Must Read

Këtë të premte në ambientet e Universitetit UBT në Ferizaj, është bërë prezantimi i uebfaqes dhe librit të bizneseve.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, drejtues të Universitetit UBT, por edhe drejtues të Universitetit AAB si dhe drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës dega në Ferizaj.

Në hapjen e këtij prezantimi drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Balton Dërguti, ka thënë se ky projekt është realizuar në fund të vitit të kaluar, por që po prezantohet sot si një projekt shumë i veçante për qytetarët, bizneset, por edhe universitete.

“Ne uebfaqe janë përfshirë 830 biznese të industrisë së prodhimit, por edhe përpunuesve , ndërkaq janë të ndara në 21 sektorë. Të gjithë të ata që dëshirojnë që të kenë edhe bashkëpunime në mes vete të gjitha mund ti gjejnë aty. Ndërsa librin e bizneseve mund ta shkarkoni edhe online”, ka thënë Dërguti.

E nga ana tjetër, Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, ka thënë se ky është njëri ndër projekte më të rëndësishme që është realizuar në Ferizajt, për vet faktin se qyteti jonë njihet si qytet i bizneseve.

“Është një hap shumë i rëndësishëm për të gjithë e në veçanti për bizneset e Ferizajt. Kjo është një rrugë drejt sukseseve që po bën Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit”, ka thënë Aliu, përderisa ka shtuar se një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh vite më parë.

Vlerësim për këtë projekt ka dhënë edhe profesoresha e UBT-së Nora Sadiku-Dushi, Lulzim Shabani, drejtor i AAB-së si dhe Lulzim Azemi nga Oda Ekonomike e Kosovës në Ferizaj.

Bizneset ferizajase, por edhe qytetarët, këtë uebfaqe mund ta gjejnë në këtë link: www.ferizaj-business.com.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img