25,04,2024

Prezantohet Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

Must Read

Këtë të martë në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Lëvizja FOL në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur kanë mbajtur një diskutim zyrtaret komunal si dhe asamblistë lidhur me: “Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Sfidat e zbatimit në praktikë”, me c’rast janë publikuar edhe të gjeturat nga monitorimi i zbatimit të këtij ligji që nga hyrja në fuqi në dhjetor të vitit 2018.

Yllka Buzhala hulumtuese në Lëvizjen Fol, ka folur lidhur me zbatimin e këtij ligji me ç’rast të pranishmit i ka njoftuar se është bërë një kohë e gjatë që janë duke bërë monitorimin e zbatimit të këtij ligji. Ajo në këtë takim i ka prezantuar edhe të gjeturat nga monitorimi i zbatimit të këtij ligji.
Buzhala tha se ky ligj ka një rëndësi të veçantë prandaj duhet të gjejë zbatim, pasi sinjalizuesit ndihmojnë në uljen e keqpërdorimeve në institucione, integritetin financiar dhe sundimin e ligjit

“Përfitues gjeneral janë publiku i gjerë, ne jemi taksapagues të këtij vendi dhe me taksat e qytetarëve bëhen investimet e ndryshme, dhe e kemi obligim ne si shoqëri civile dhe publiku i gjerë që të monitorojmë investimet publike që bëhen në Kosovë. Ligji është mjaft i ri më herët ka qenë ligji për informatorë, ne kemi lobuar shumë që të amandamentohet nene të caktuara të atij Ligji dhe jemi shumë të kënaqur që është bërë ligji i ri për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe ne jemi duke monitoruar zbatimin e këtij ligji i cili është duke u zbatuar në masa të caktuara sa ai përket emërimit të zyrtarëve përgjegjës nëpër institucionet e Kosovës, por ka ngecur miratimi i një rregulloreje e cila cakton punën e zyrtarëve përgjegjës se si duhet trajtuar rastet e sinjalizimit në venet ku ata punojnë prej kolegeve apo personave të tjerë”, tha Buzhala.

Ajo tutje ë shtë shprehur se Komuna e Ferizajt ka emëruar zyrtarin përgjegjës i cili hulumton dhe trajton sinjalizuesit, por për shkak të mos hartimit të akteve nënligjore , ka bërë që puna e tij të mbetet në gjysmë.

“Komuna e Ferizajt veç e ka emëruar zyrtarin përgjegjës që ka qenë obligative që do t’i trajtoj dhe hulumtoj rastet e sinjalizimit, por deri këtu ka mbetur në përgjithësi, pasi ende nuk është bërë drafti final i rregullores dhe nuk është miratuar kjo rregullore për shkak të shkaqeve të ndryshme si rrëzimi i qeverisë, por po shpresojmë që tani kanë me fillu punën grupet e Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që me miratu sa më shpejtë rregulloren për zyrtarët përgjegjës se si me i trajtu raste e sinjalizimit”, tha Buzhala.

Ndërkaq Elbasan Rrecaj koordinator i projekteve në Lëvizjen Fol është shprehur se kjo lëvizje ka bërë edhe disa aktivitete sa i përket promovimit të këtë Ligji siç është: publikimi i një video informuese, takime me akterë relevant në lidhje me zbatimin e ligjit, krijimi i databazës me zyrtarët e caktuar nëpër institucione për pranimin e sinjalizuesve dhe fokus grup me zyrtarë përgjegjës.

Në këtë takim u tha se në bazë të të gjeturave që ka bërë kjo organizate ka dal që në shumë komuna ende nuk e kanë caktuar edhe personin përgjegjës për sinjalizim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img