19,04,2024

Premtohet mbështetja e bizneseve të vogla

Must Read

Me qëllim të promovimit të ndërmarrësisë tek gratë dhe inkurajimin e grave të tjera që të angazhohen në afarizëm si dhe të promovoj dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat e cili konsiderohet si një element kyç në përmirësimin e përgjithshëm të aktiviteteve biznesore dhe zhvillim të qëndrueshëm socio ekonomik, ministra e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami e shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, të premten kanë vizituar kreatoret “Vlora& Klatrina” si dhe ndërmarrjen “Sara Fashion”.

Me këtë rast ministrja e tregtisë dhe industrisë Hykmete Bajrami është shprehur se së bashku me qeverinë qendrore por edhe atë lokale po bëjnë përpjekje maksimale të përmirësojnë ambientin e biznesit, përmes programeve të veçanta për ndërmarrëset gra.

“Gjithashtu jemi duku u mundu që të kemi edhe programe specifike që në të ardhmen do të ndihmojnë ndërmarrëset gra. Na do të ndihmojmë këto biznese në promovimin e produkteve. Siç e pamë paskan produkte edhe potencial për të depërtuar në tregjet e huaja. Besoj se kjo do të jetë një ndihmë që menjehër do të vijë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencionit për Promovim dhe Mbështetje të Ndërmarrjeve, por në të ardhmen do të kemi lista të tjera për të promovuar për çfarëdo lloj skeme”, ka thënë ministrja Bajrami.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, thasë ndjehet tejet i kënaqur që po viziton biznese të vogla siç janë këto të përpunimit të tekstilit që kohëve të fundit ka shënuar një rritje të trendit në qytetin e Ferizajt, produkte që dedikohen për tregun e brendshëm, por edhe atë të jashtëm.

“Unë jam këtu për të treguar mbështetjen dhe përkrahjen e komunës së Ferizajt, për të krijuar një klimë sa më të favorshme për zhvillimin e bizneseve. Natyrisht këtu jam shumë i kënaqur se kemi një konfirmim se disa nga këto biznese ferizajase janë përfituese edhe të granteve nga Bashkimi Evropian përmes AZHR-Lindje, dhe me përkushtimin maksimal drejtoreshës së AZHR-së Valbona Tahirit kemi identifikuar dhe kemi përzgjedhur bizneset të cilat ofrojnë në potenciale dhe mundësi për zgjerimin e kapaciteteve të tyre dhe rritjen e numrit të punëtoreve”, ka thënë kryetari Svarqa.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për stimulimin e bizneseve të Komunës së Ferizajt si potencial tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës në përgjithësi.
Nga ana tjetër edhe kreatorja Vlora Neziri, është shprehur mirënjohëse kryetari Svarqa dhe ministres Bajrami për vizitën e bërë si dhe për përkrahjen e ofruar.

15036565_1331308453570641_1101396768362770124_n 15078835_1331308526903967_5423333605894449373_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img