19,04,2024

Preket edhe më shumë xhepi i qytetarëve, nga janari secili shofer do të paguajë shtesë për këtë shërbim

Must Read

Nga janari i vitit 2020, pronarët e veturave do të paguajnë shtesë për ‘pullën mjedisore’, shërbim që do të kryhet nëpër kontrollet teknike pak para regjistrimit të automjetit, raporton Gazeta Sinjali.

Ndotja e ajrit është bërë problem serioz në Kosovë. Madje, veturat shumë të vjetra, që nuk janë të pakta në numër, po konsiderohen si njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ambientit në vend.

Për këtë temë, mbrëmë në emisionin ‘Interaktiv’ të KTV-së ka folur ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Matoshi ka treguar se gjatë bërjes së kontrollimit teknik të automjetit do të matet edhe emitimi i gazrave të automjeteve në ajër dhe secili automjet do të pajiset me ‘pullën mjedisore’

“E kemi sponsorizua një udhëzim administrativ që për qëllim ka matjen e gazrave në kontrolla teknike, ky udhëzim është dashtë të hyjë në fuqi në shkurt të këtij viti ndërkohë ministri Lekaj ka kërkuar që të hyjë në fuqi më 1 qershor. Zbatimin e udhëzimit e bënë Ministria e Infrastrukturës, nga data 1 qershor udhëzimi ka hy në fuqi ka gjashtë muaj provues,  përfundon shpejt besoj që kontrollimet teknike janë pajisur me pajisje të cilat bëjnë matjen e emitimit të gazrave nga veturat në ajër”, tha Matoshi, transmeton Gazeta Sinjali.

Por çka ndodh me veturat e vjetra të cilat nuk janë të pranueshme për ambientin?

“Një veturë mund të konsiderohet teknikisht e parregullt në rast se emitimi i gazrave është më i lartë sesa është i pranueshëm me standardet europiane. Duhet ta riparojë automjetin, vendosen pajisje kur vetura është në gjendje të mirë teknike, nuk emeton gazra të tepërta në ajër. I vendoset një pullë që tregon se kjo veturë mund të lëvizë”, shpjegoi Matoshi.

Pra, siç thotë Matoshi, transmeton Gazeta Sinjali, përvec kontrollës së frenave, gomave, motorit të maniknës ‘do të kemi shtesë edhe një kontrollë që ka të bëjë edhe me emetimin e gazrave në ajër’.

Për këtë shërbim qytetarët do të paguajnë shtesë.

“Sigurisht që duhet të paguajë shtesë, ajo që njerëzit duhet të paguajnë është që secili ta ketë veturën teknikisht në rregull dhe ambientalisht të pranueshme. Është e detyrueshme për të gjithë, nga janari secili duhet të shkojë ta marrë atë pullën mjedisore, kur shkon me regjistrua veturën për një vit”, tha më tej ai.

Lidhur me tarifën që do ta paguajnë qytetarët për vendosjen e ‘pullës mjedisore’, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ky i fundit ka premtuar se shumë shpejt do të kthejë përgjigje.

Ende nuk dihet se cila do të jetë shuma që do ta paguajnë qytetarët për këtë shërbim shtesë.

Kujtojmë se së fundmi Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka marrë vendim për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Drejtuesit e automjeteve janë të obliguar që të paguajnë sigurimin për 26 për qind më shtrenjtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img