26,04,2024

Prej sivjet, kusht për regjistrim në master e doktoratë – kursi i gjuhëve të huaja

Must Read

Nga ky vit kandidatët që duan të regjistrojnë studimet master dhe doktoratë do të jenë të kushtëzuar me kryerjen e një kursi ndërkombëtar të gjuhëve të huaja.

Kjo pasi që në vitin 2018, Qeveria ka miratuar udhëzimin “për gjuhët e huaja në programin e studimit të ciklit të dytë apo të tretë”, i cili pritet të nisë së zbatuari këtë vit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Udhëzimi jep mundësinë që kandidatët të mundë të zgjedhin njërën nga 5 gjuhët, në të cilën duan ta kryejnë kursin, si: gjuhë angleze, gjuhë gjermane, gjuhë frënge, gjuhë italiane dhe gjuhë spanjolle. Sipas udhëzimit kriter minimal për pranim në master është niveli i gjuhës A2, kurse për doktoratë niveli B2.

Të interesuarit që planifikojnë të regjistrojnë studimet master e doktoratë po e konsiderojnë të padrejtë udhëzimin që i obligon të kryejnë kurs të gjuhëve të huaja para se të regjistrojnë studimet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img