18,04,2024

Posedonin 5 pako me kanabis, arrestohen dy dibranë

Must Read
arrestim, foto ilustrim

Efektivët e policisë së Matit kanë njoftuar se janë arrestuar shtetasi Jetmir Skuka, 21 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër dhe Gentian Capa, 37 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër.

Në njoftimin e policisë së Matit thuhet: “Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët kanë ndaluar dhe ushtruar kontroll në një automjet tip “Benz” me targa “AA 109 KI” që drejtohej nga shtetasi Gentian Capa. Si rezultat i kontrollit, poshtë sediljes së parë të pasagjerit u evidentua një çantë ku brenda saj kishte 5 pako. Brenda tyre kishte lëndë të dyshuar kanabis sativa”.

Gjithashtu në automjet gjatë kontrollit është evidentuar edhe një dorezë boksi metalike. Policia bën të ditur se në automjet udhëtonte si pasagjer shtetasi Jetmir Skuka. Të dy shtetasit janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme.

Mësohet se lënda narkotike, doreza e boksit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Trafikim i narkotikëve në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

The post Posedonin 5 pako me kanabis, arrestohen dy dibranë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img