28,03,2024

Portali beogradas: Policia e Thaçit e ktheu trenin për në Beograd

Must Read
Thaci

“Kam urdhëruar që treni të ndalet në Rashkë, sepse autoritetet kosovare nuk lejojnë që të udhëtojë përmes pikës kufitare në Jarinje”, citon ky portal kryeministrin serb, transmeton lajmi.net.

Më tutje, Vuçiq deklaroi se “Prishtina ka dërguar Forcat Speciale të Policisë (ROSU) në Jarinje për të arrestuar makinistin e trenit, prandaj urdhërova që treni të ndalet në Rashkë”.

Ky portal shkruan se ky është një poshtërim i radhës të cilin Vuçiq ia ka shkaktuar popullit serb dhe Serbisë.

Gjithashtu, Vuçiq ka caktuar një seancë të Zyrës për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë. Treni i cili ishte nisur nga Beogradi për në pjesën veriore të Mitrovicës, për orë të tëra ka vazhduar të qëndrojë në Rashkë. Gjuriq e ka braktisur trenin qysh në Topçider, ndërkaq në Rashkë trenin e ka lëshuar edhe piuni i tij, ultranacionalisti dhe krimineli dikur i dënuar me burg, Misha Vaciq.

Policia e Thaçit mori kontrollin e veriut të Kosovës pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit nga Qeveria e Serbisë

Portali serb shkruan se “policia e Thaçit e ka marrë kontrollin e veriut të Kosovës për herë të parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit nga Qeveria e Serbisë, me Vuçiqin dhe Daçiqin në krye. Asokohe në Jarinjë Beogradi e ka ndërtuar “kufirin mes Serbisë dhe Kosovës”, të cilin tani e kontrollojnë forcat e shtetit të rremë të Kosovës”.

Më përfundimin simbolik e të parakohshëm të udhëtimit të trenit, në Rashkë, e që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, Vuçiq dhe Gjuriq brutalisht e kanë turpëruar shtetin dhe para gjithë botës kanë treguar se sovraniteti i Serbisë në kohën e mandatit të tyre shtrihet deri në Kopaonik, ku, sipas portali beogradas, fillon Shqipëria e Madhe. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img