18,04,2024

Politikë e re për një gjeneratë të re

Must Read

Vendi yne është një vend i bekuar,është një vend i tillë mbi të gjitha dhe mbi një frymë të re.Dhe me një rini të tillë nuk ka pse mos të jetë pozitive dhe me një të ardhme të ndritur padyshim që kërkon një angazhim shumë herë të madh dhe një bashkim shumë herë të fortë dhe, një pjesmarrje shumë aktive të saj..si rruga kryesore e marrjes në dorë të fateve te vendit ..dhe se vendi ka nevojë për një frymë të re më të edukuar më të arsimuar por edhe të qartë për rrugën e saj dhe për të ardhmen e vendit tonë të përbashkët.
Dhe duke marrë shkas për të promovuar dhe ndërtimin e një aleance të re por ,edhe paraprakisht dhe bashkëpunimin dhe ndarjes së përvojave dhe eksperiencës së tyre që të gjithë të kenë mundësi të përfshihen dhe të mbështeten në marrjen e dijeve të tyre në mënyrë që të gjithë të ndiejnë solidaritetin e shoqërisë tonë.
Dhe unë besoj se kjo frymë solidariteti gjithëpërfshirëse është një nga aspektet më pozitive të kësaj lëvizje.Këtij vendi i duhet një frymë e re një politikë e re që të ketë përfaqësim të gjerë në strukturat vendim marrëse.Dhe duke dëgjuar politikën sot do të krijonim bindjen se në këtë vend ,njerëzit dhe politikanët tanë vetëm zihen ,grinden ,shahen me njëri-tjetrin dhe nuk janë në gjendje të dialogojnë dhe të merren vesh.Sepse vendi ka nevojë për dialog ,vendi ka nevojë për bashkëpunim ,vendi ka nevojë për ta parë atë si një shtëpi të gjithë shqiptarëve që duhet ruajtur nga të gjithë si sytë e ballit dhe jo vetëm nga ai që ka në dorë çelësat e shtëpisë një herë në katër vjet.
Prandaj kjo frymë solidariteti është një nga aspektet më pozitive të kësaj lëvizje dhe kësaj shoqërie ku dominon fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit dhe jo e konfliktit dhe e pengesave.
Për një vend ku dominon interesi publik ,ai i vendit,ai i të ardhmes,dhe në veçanti ai i lirisë.Dhe jo një vendi ku dominon interesi i çastit individual.Ndërsa ne si parti e re besojmë dhe një frymë e re së rinisë sot kemi përpara nesh një pamje tjetër të vendit tonë që buron nga vetë idealizmi por edhe energji pozitive që ne mbartim dhe ëndrrat për të ardhmen tuaj që padyshim janë pjesë e një ardhmeje të përbashkët për të gjithë vendin tonë.Kështu që unë besoj tek koncepti juaj,besoj tek dashuria juaj për vendin tek dijet tuaja dhe tek vullneti juaj për të mos ndalur së mësuari dhe së përmirësuari çdo ditë dhe më shumë.Sepse kjo është rruga më e sigurt..jo vetëm për një të ardhme më të mirë për secilin prej nesh por kjo është edhe rruga më e mirë për ta çuar drejt modernizimit vendin tonë ,për ta çuar drejt humanizmit shoqërinë tonë ,që ka mjaft nevojë për të qenë një shoqëri më njerëzore dhe më sociale se sa deri tani.Dhe padyshim për të ndryshuar politikën e këtij vendi që po kthehet në një egoizëm të sëmurë.Dhe unë besoj se iniciativat tona ,besoj se nismat e marra padyshim që do të bëjnë të mundur që ne të jemi sa më konkret në realizimet e këtyre iniciativave.
Dhe për këtë gjë ne duhet të bëjmë një sforcim.Në fakt nuk është sforcim duke e konsideruar si normalitet normalitetin e deritanishëm të funksionimit të bashkëpunimit dhe dialogun ,ku të ketë hapësirë për të rinjtë që të marrin pjesë dhe të thonë fjalën e tyre zëplotë dhe me vizion.
Sami Fejza 05.03.2018

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img