23,04,2024

Policia për të tretën herë radhazi kampion i Ligës Institucionale

Must Read

Ferizaj.17.02.2018. Super finalja e zhvilluar e Ligës Institucionale Ferizaj, Policia vs Bankierët

Ishte një ndër lojërat më të mira në Ligën Institucionale në Ferizaj!
Ishte ndeshje, e cila jo vetëm me protagonistët e saj në fushë (lojtar, refer) i mbante në tension, por edhe shikuesit e pranishëm.
Ishte ndeshje e cila për 40 minuta të plota i mbajti tërë kohën në këmbë shikuesit e pranishëm. Është e vërtetë se lojërat e tilla nuk shikohen ulur.
– Ndeshja filloj me një gabim të Bankierëve, të cilin gabim e shfrytëzuan ekipi i Policisë dhe të cilët kaluan në epërsi 1-0, lojtarin Nazif Topallin.
Shumë shpjet barazuan Bankierët 1-1, përmes Egzon Selimit. Fatmir Bajrami e riktheu Policinë në epërsi për 2-1, me një gol mjeshtëror të një profesionisti të rrallë. Për 3-1, epërsinë e Policisë e ngriti “Bomberi” Arian Obrazhda, kurse për të ngushtuar epërsinë në 3-2, u përkujdes golashënuesi më i mirë i Bankierëve Arbnor Bajrami për ta përmbyllur pjesën e parë me rezultat 3-2, në favor të Policisë.
Pjesa e dytë e ndeshjes rridhte më shumë për Bankierët, që dominuan me posedim topit dhe me raste shënimi por si duket fati ua ktheu shpinën dhe pas gjitha atyre rasteve të humbura ekipi i Policisë, në tre minutat e fundit të ndeshjes shënoi dhe ngriti epërsinë në 4-2, përmes Leotrim Osmanit (lojtari më i mirë i zgjedhur i kampionatit në Ligën Institucionale), kurse rezultatin përfundimtar 5-2, të kësaj finale të madhe e përmbylli në minutën e fundit të ndeshjes Fatmir Bajrami , cili njëherit ishte edhe goli i tij i dytë në këtë takim!
Futboll atraktiv, disiplinë, lojtarë të nivelit të lartë, referim i nivelit të lartë (nga Reshat Hyseni dhe Agron Abazi),nga pak edhe me tension gjë që e bënë edhe emocionet e mëdha të takimit dhe të rëndësisë së ndeshjes, një gjë e tillë është e kuptueshme sepse gjëra të tilla ndodhin nëpër ndeshje të mëdha, e që u karakterizua kjo finale e paharrueshme.
– Ndoshta, faktor tjerë rrethanor e zbehën pak këtë finale, për çka ne stafi i Ligës Institucionale Ferizaj u jemi mirënjohës dyja ekipeve për mirëkuptimin e treguar dhe përkrahjen morale që na dhatë.
“Ju falënderojmë dy ekipet dhe secilin lojtar veç e veç për disiplinën,kulturën,lojën e treguar dhe mbi të gjitha mirëkuptimin e treguar që i dhatë jehonë të madhe kësaj finale të madhe!” ka thënë Liridon Jetishi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img