25,04,2024

Policia i ‘ndihmon’ bandat që po sulmojnë kosovarët në Rrugën e Kombit

Must Read

Ish-kryeministri shqiptar, tash deputet në parlamentin e Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë sot se ‘bandat po bëjne ligjin në Rrugën e Kombit’.

Ai këtë e ka bazuar duke publikuar denoncimin e një kosovari që tregon ndodhinë e tij gjatë rrugës nga Shqipëria për në Kosovë.

Madje, Berisha ka akuzuar edhe policinë e shtetit që sipas tij po ndihmojnë bandat duke mos vepruar, apo siç ai e ka thënë, ‘duke bërë sehir’.

“Pershëndetje, shokë, miq e jarana, parmbrame me mjetin tim transportus isha duke u kthyer nga Durresi drejt per ne Kosove, dhe papritmas një grup prej 3,4 personave me sulmuan me gurë, por për fat te mire nuk pësova fizikisht unë por vetem deme materiale, rasti me ka ndodhur ne Milot siper ures, nja dy kilometra vazhdova dhe takova nje postbllok policor i tregova ngjarjen qe me kishte ndodhur po hasa ne vesh te shurdher, andaj bashkqytetar ju lutem nese mundeni ju lutem qe tju shmangeni udhtimet gjatë nates”, ka publikuar pa ndërhyrje Sali Berisha, denoncimin e ‘qytetarit dixhital’.

Siç tregohet edhe në denoncimin e qytetarit, thuhet se sulmi me gurë ka ndodhur në Milot, apo siç njihet nga kosovarët në pjesën ku ndahet rruga nga autostrada e Tiranës për ‘Rrugën e Kombit’.

Ndryshe, kohë më parë sulmet në rrugën malore për në Shqipëri kanë qenë të shpeshta, por ato janë rralluar që nga ndërtimi i autostradës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img