19,03,2024

Policia e Kosovës edhe në Ferizaj fillon fushatën ‘Të gjithë jemi këmbësorë’

Must Read

Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka lansuar fushatën vetëdijesuese “TË GJITHË JEMI KËMBËSORË”.  

Në kuadër të këtij aktiviteti edhe në Ferizaj, është bërë shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor.

Policë të trafikut  rrugor sot  në Ferizaj ndaluan edhe shumë automjete, por kësaj radhe nuk ishte kontrollimi I tyre por  shpërndarja ë  fletushkave dhe  dhënia e këshillave për siguri në komunikacion.

Përdorimi i rrugës duhet të përdoret në mënyrë sociale, që nënkupton se këmbësorët duhet respektuar vendkalimet për këmbësorë dhe vendet tjera të lejuara.

Gjithashtu edhe shoferët duhet të lëvizin konform rregullave të trafikut duke mos penguar pjesëmarrësit tjerë.

Çdo shkelje e rregullave të trafikut mund të kuptohet edhe si humbje e jetës.” Shkruhej në Ëeb faqen e Policisë së Kosovës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img