24,04,2024

Po të ishte Enveri gjallë, s’do të kishte nevojë për NATO-n

Must Read

Të tjerët e marrin për njeri që ka urdhëruar vrasje, ai e admiron. Të tjerët e akuzojnë për izolim, ai e ngre në piedestal. Të tjerët nuk duan ta kujtojnë, ai në shtëpi mban bustin dhe fotografinë njëmetërshe të tij. Madje-madje, ka raste kur edhe përshëndetet me dorë sikurse bënte Enver Hoxha. Sipas tij, Lëvizja “Vetëvendosje” i ngjason pak partisë komuniste të Enver Hoxhës.

I pagabueshëm, i guximshëm, i jashtëzakonshëm. Këto janë tri fjalët me të cilat e përshkruan figurën e diktatorit Enver Hoxha, profesori i filozofisë nga Ferizaj, Remzi Hasani.

Hasani, i cili është kryetar i Frontit Popullor për Mbrojtjen dhe Kultivimin e Vlerave të Enver Hoxhës, derisa tregon për jetën dhe veprimtarinë e udhëheqësit të partisë komuniste shqiptare, e bën atë figurën më meritore të popullit shqiptar.

Sipas tij, Enver Hoxha ka qenë aq i fortë e i guximshëm, saqë ka arritur ta sfidojë tërë planetin. Megjithëkëtë, ai thotë se të ashtuquajturit “enveristët” nuk e duan për një gjë të tillë Hoxhën, por ngase siç shprehet Hasani, ai ka arritur ta ruajë Shqipërinë.

“Ne e duam Enverin, jo pse ka qenë komunist e diktator, porse ka qenë udhëheqës i shtetit shqiptar. Vetëm në kohën e Skënderbeut dhe të Enver Hoxhës Shqipëria ka folur shqip. Është një njeri që e ka sfiduar planetin. Ne nuk e duam pse e ka sfiduar planetin, por e duam pse e ka ruajtur Shqipërinë dhe Shqipëria ka qenë e paprekur”, ka thënë Hasani në një bisedë për gazetën “Zëri”.

Por pavarësisht kësaj, ai nuk e mohon që Hoxha të ketë qenë komunist dhe diktator. Madje, sipas tij, edhe vetë jeta është njëlloj diktature.

“Ne duhet ta dimë që edhe vetë jeta dhe vetë lindja e njeriut është diktaturë. Edhe vetë lindja ndodh në rrethana jo pa dhimbje. Unë mendoj që nuk ka njeri në botë që nuk ka diktaturë, por vetëm diku shihet, diku nuk shihet”, është shprehur bindshëm ai.

Profesor Hasani më tej ka thënë se ish-udhëheqësi i Shqipërisë, Enver Hoxha, aq shumë ishte kujdesur për shtetin shqiptar, saqë shumë herë kishte rrezikuar për të.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img