18,04,2024

Plagosja e rëndë e shqiptarit, dyshohet për motive hakmarrje

Must Read

Ngjarja tragjike që ndodhi të hënën, e që tronditi Gjermaninë dhe komunitetin shqiptar vazhdon të hetohet nga policia gjermane, e cila ka publikuar disa detaje të reja, shkruan ‘Bild.de’.

Ngjarja kishte ndodhur kur një 46-vjeçar shqiptar, i cili ishte duke ecur me vajzën e tij është qëlluar me një breshëri të plumbave, nga dy persona të cilët ishin duke vozitur me motorë, përcjell albinfo.ch.

Ai është qëlluar në pjesën e pasme të kokës dhe është në rrezik jete, kurse vajza e tij, e cila pa ngjarjen nga afër me sy ka pësuar shok.

Agresorët kishin tentuar të fshehin motorin Kavasaki, por policia gjermane e ka gjetur dhe e ka sekuestruar.

Sipas informacioneve të fundit, të pakonfirmuara nga policia, dyshohet se sulmuesit kanë qenë shqiptarë, kurse motivi ishte hakmarrja. Mësohet se i plagosuri kishte punuar në një diskotekë si sigurim.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se sulmi ka qenë mirë i planifikuar, kurse ka kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img