26,04,2024

Piloti kosovar që realizoi 1200 fluturime

Must Read

Ai atje kishte vijuar shkollimin e ku aktualisht është duke korrur suksese të shumta, pasi që ai është një trajnues i pilotëve në aviacion po në këtë vend.

Mërgimi rrëfen për gazetën “Zëri”, përvojat e tij si pilot, fluturimin e tij të parë, si dhe synimet e tij që shumë shpejt të jetë pilot i avionëve civil dhe të udhëtojë nga Kanadaja e largët në tërë Evropën e edhe në Kosovë.

“Si shtatëvjeçar kam shkuar në Kanada me familjen time, menjëherë si fëmijë në klasën e gjashtë u regjistrova në një program brenda qytetit, “Royal Canadian Air Cadets”, që jetoja paralelisht edhe në shkollim të rregullt edhe në shkollën e aviacionit si fëmijë. Ajo ishte nisma ime e parë që unë të udhëtoj se do të jem i këtij niveli i këtij që jam sot. Aty ishin të regjistruar shumë fëmijë të pilotëve, të personave me nam në atë qytet. Edhe pavarësisht që ishte e vështirë në atë kohë dhe në moment ishte barrë për nenën time, sepse ne ishim tre fëmijë të vegjël. Ishte një periudhë jo shumë e pëlqyeshme, sepse në atë kohë vetëm sa më kishte vdekur babai, unë isha 11 vjeç. Nga përkrahja shumë e madhe e nënës sime dhe e vëllait tim, Leutrimit, unë jam ky që jam sot.”, tregon ai

Dëshira e madhe e tij për të ushtruar këtë profesion ishte qysh në fëmijërinë e hershme, ai tregon se edhe lodrat me të cilat luante ishte aeroplanët, por që ajo që i kishte ngelur në mendje ishte se dëshironte shumë që ta kishte një aeroplan të vetin, me të cilin mund të fluturonte në vendlindjen e tij, pra nëpër Kosovë.“Po, si fëmijë më kujtohen lodrat e mija, ishin aeroplan dhe piktura që pikturoja ishin aeroporte, edhe dëshirat e mija ishin të kem aeroplanin tim e të fluturojë për në Kosovë.”, rrëfen ndër të tjera Mërgimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img