25,04,2024

Përurohet fabrika për prodhimin e dyerve automatike për garazha në Babush të Muhaxherëve

Must Read

Fabrika për prodhimin e dyerve automatike për garazha “Bali” në Babush të Muhaxherëve nga sot ka zgjeruar kapacitetin e prodhimit me një linjë të re prodhimi duke punësuar edhe 12 punëtorë të rinjë. Në hapjen e linjës së re prodhuese mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Faruk Guri.
Ai me këtë rast ka përgëzuar bizneset dhe konkretisht fabrikën “Bali” e cila duke rritur prodhimet e saj po i kontribuon edhe komunës e shtetit në shumë mënyra.
“Çdo herë kur hapet një biznes gëzohet ai që e hap ,por gëzim është edhe për të tjerët e në këtë rast dhe për mua si kryetar komune . E konsideroj veten me fat që jam kryetar i 11 mijë e 700 bizneseve që operojnë në komunën e Ferizajt të cilat të gjitha janë aktive dhe të suksesshme dhe përcaktuese për rritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale të popullatës së këtushme.
Hapja e bizneseve e lehtëson jetën edhe për faktin se zbrit numrin e të papunëve që është qëllim dhe synim edhe qeverisë komunale. Sot jam këtu bashkë me kryesuesin e Kuvendit i cili natyrisht që ka zbatuar të gjitha procedurat për dhënien e pasurive të patundshme për vendosjen e këtyre bizneseve të fuqishme të komunës së Ferizajt për të cilat tregu i Kosovës tashmë po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Këto prodhime tashmë kanë pushtuar edhe tregjet e rajonit por edhe ato të shteteve të zhvilluara të Bashkimit Evrpoian.” deklaroi kryetari Svaqra në fjalën e tij.
Kryetari Svarqa ka ritheksuar edhe një herë se komuna e Ferizajt tashmë ka marrë primatin e një komune të zhvilluar në raport me të gjitha komunat e tjera të Kosovës , si fuqi e dytë ekonomike pas Prishtinës duke marrë pjesë në buxhetin e shtetit me më shumë se 360 milionë euro në vit.
Ai uroi që të gjenden sa më shumë partnerë afaristë nga vendet e ndryshme të botës për të zhvilluar tregti të dobishme, ngase sektori privat po ec me hapa të shpejtë dhe po konsiderohet mjaft stabil.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast ftoi të gjitha bizneset të bashkëpunojnë me komunën për secilin shqetësim apo ide që kanë në kuadër të kompetencave që ka komuna.
Drejtues të Kompanisë “Bali” pohuan se kanë edhe plane të tjera për t’u zgjeruar me punëtorë dhe prodhim, por telashet me energjinë elektrike i kanë detyruar të ngecin paksa . Ndërkaq kryetari Svarqa u zotua se do të ngrisë këtë shqetësim të këtij biznesi dhe të bizneseve të tjera deri në instancat qeveritare, por mundësia për ndonjë marrëveshje a po ndërhyrje nuk ekziston sepse kompania KEDS operon si e pavarur dhe nuk u përgjigjet organeve lokale.

  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img