26,04,2024

Përurohen dy projekte rrugore në Komunën e Mitrovicës (Foto)

Must Read

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë, me ç’rast u konstatua se në saje të bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës do të punohet në realizimin e projekteve të reja.

Pas takimit, ministri Zharku dhe kryetari i komunës, Bahtiri, inauguruan fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës që lidh fshatin Koshtovë me Rrugën Nacionale N-2 dhe të rrugës Melenicë – Zabërgjë.

Në fjalën e rastit ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, deklaroi: “Jemi sot në Mitrovicë me kryetarin, nënkryetarin dhe strukturat e tjera komunale për të vizituar punimet që i kemi filluar. Një ndër to është projekti për lidhjen e fshatit Koshtovë me magjistralen N2. Ky është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë rreth 200 mijë eurosh. Përveҫ kësaj, ne kemi filluar edhe me një projekt jashtëzakonisht të madh, rrugën Melenicë-Zhabërgjë në vlerë prej 700 mijë eurosh. Paralelisht me këtë, me rishikimin buxhetor i kemi planifikuar edhe dy rrugë të reja, të cilat i kemi përfshirë, rrugët Bare-Gumnishtë dhe Kҫiҫ i Vogël. Gjatë këtij viti, me kryetarin kemi nënshkruar një memorandum tjetër të mirëkuptimit për financimin edhe të tri rrugëve të tjera, rrugës “Rifat Dedija”, shtrimin e trotuareve në qytetin e Mitrovicës dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Vërnicë. Të gjitha këto projekte në vlerë prej 2 milionë eurosh do të përfundohen gjatë këtij viti, ndërsa pjesa tjetër vitin e ardhshëm. Ne jemi të interesuar që ta përkrahim komunën e Mitrovicës në realizimin e shumë projekteve të tyre duke e parë si një nga komunat me nevoja të mëdha të infrastrukturës rrugore. Komuna e Mitrovicës do të ketë përkrahjen e Qeverisë”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, falënderoi ministrin Zharku dhe Ministrinë e Infrastrukturës për përkrahjen e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në komunën e Mitrovicës.

“Është kënaqësi ta kemi në mesin tonë ministrin e infrastrukturës, Lutfi Zharkun, i cili na ka mbështetur në realizimin e projekteve tona të infrastrukturës rrugore. Ne kemi ende nevojë për investime në këtë fushë. E falënderojmë shumë ministrin Zharku, i cili po vazhdon të na mbështesë”, theksoi kryetari Bahtiri.

Asfaltimi i rrugës Melenicë – Zabërgjë, që ka një gjatësi prej 6.6 kilometrash, ndërsa asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën Nacionale N-2 ka gjatësi prej 1.7 kilometrash.

Realizimi i këtyre projekte do të investohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.

z_1474797643-5958191 z3_1474797653-2981165

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img