25,04,2024

Personave me nevoja të veqanta u duhen pensione më të larta

Must Read

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara u mbajt seancë e veçantë parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast deputetët u zotuan se do të shtojnë angazhimet për përmirsimin e jetës së tyre.
Një fjalim me kërkesa konkrete e ka mbajtur edhe deputetja ferizajase nga radhët e LDK-së Saranda Musliu e cila ndër të tjera ka kërkuar edhe pensione më të larta për personat nevoja të veqanta.
“Në punimet e Kuvendit të Kosovës sot patëm për diskutim një temë të veçantë dhe të ndjeshme.
Personat me aftësi të kufizuara kanë pasur fatin të kenë një shëndet më ndryshe ,por nuk meritojnë diskriminimin me të cilin përballen.

Gjatë fjalimit tim kërkova rritje të pensioneve invalidore për këta persona dhe kushte më të mira për shkollim.
E potencova se barabarësia në shoqëri na bën më të dobishëm për njëri tjetrin dhe aftësitë tona shihen më shumë, vetëm kur i shtrijmë duart e mbështetjes për të gjithë” ka deklaruar deputetja Musliu në seancën e sotme.

Në punimet e Kuvendit të

Kosovës sot patëm për diskutim një temë të veçantë dhe të ndjeshme.
Personat me aftësi të kufizuara kanë pasur fatin të kenë një shëndet më ndryshe ,por nuk meritojnë diskriminimin me të cilin përballen.

Gjatë fjalimit tim kërkova rritje të pensioneve invalidore për këta persona dhe kushte më të mira për shkollim.
E potencova se barabarësia në shoqëri na bën më të dobishëm për njëri tjetrin dhe aftësitë tona shihen më shumë vetëm kur i shtrijmë duart e mbështetjes për të gjithë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img