28,03,2024

Përse i fyeni femrat duke i quajtur “Kurva të pishinave” o Shefqet!

Must Read

 

Shkruan:Saranda R.Shala

Gjatë gjithë këtyre viteve në çdo bisedë, qoftë me miq,themi, se femra shqiptare nuk është e emancipuar sa duhet. Vetvetiu lind pyetja: pse ndodhë kjo në vendin tonë dhe përse nuk ndodh në vendet më të emancipuara? ..Atje ku te drejtat e femrës janë thelbësore, ne ende në këtë shekull dëgjojmë deklarata fyese,ofenduese deri në poshtërim dhe në etiketime nga më banale për femrën sot.

Në vend që të marrim shembull nga vendet e zhvilluara  ne ende jetojmë duke  keqtrajtuar identitetine saj.

Ajo edhe në këtë shekull mbetet qenia më e pafajshme, më e  viktimizuar dhe e diskriminuar e shoqërisë.Një pjesë e hoxhallarëve duhet të kuptojnë që femra shqiptare nuk ka lindur për ta dirigjuar jetën e saj në bazë të rregullave fetare.

Të shpërndahen mendime që shkuarja e femrës në pishinë është kurvëri, një tjetër fton martesa me qika agjes e tezës e hallës.. tjetri e bënë haram detin,këtë e bëjnë vetëm disa nga hoxhallarë tanë që kanë prapambjetjë të lartë dhe primitivizëm të theksuar.

Në këtë rast ata nuk fyejnë vetëm femrën shqiptare në përgjithësi,por dhe gruan, motrën apo nënen e tyre.Këtyre hoxhallarëve mund t’ju them që ato”kurvat e pishinave”,lëre që janë me të ndershme se ju që e fyeni,por as me shtag s’ju prekin  juve lëre ma dorë.

Si  duket kanë harruar sakrificën e nënave, grave, motrave e vajzave në zhvillimin e historisë,rolin e tyre kyç në shtetndërtim dhe kontributin e tyre të pashmnagshëm në proseperitet e mirëqenie.

A nuk ishin këto gra, nëna, motra që dhanë kontributin e tyre për çlirimin e Kosovës, hodhën armët supit dhe përkrah me vëllezërit, baballarët e tyre, këto që ju i quani“ kurvat e pishinave”?

E si mund të etiketoni femrën, krijesën më të bukur të Allahut, me epitetete tilla?A nuk ju vjen turp e marre kur i qitni nga goja këto lloj epitetesh?

Femra shqiptare edhe në të kaluarën ka qenë pjesë lëvizëse e shoqërisë dhe jo më në shekullin e 21-të.

Çfarë mund të thuhet për Shote Galicën që luftoi si burrneshë? E të tilla emra ka plot për t’i përmendur.

Mendjet e mykura, obskurantiste, të prapambetura deri në palcë mund të përdorin të tilla idiotësira.

Një gjë duhet të dime që femra nuk është pronë e askujt, por është pronë e vetvetes.

Mirëpo përkundër të gjithave këtyre pengesave, ajo qëndron ballë lart dhe e pamposhtur.Nuk mund të ketë të ardhme të sigurt, kur një shoqëri heq dorë prej identitetit të vet, e jeton duke mohuar vlerat e veta.

Ne jemi shqiptarë dhe duhet të krenohemi me traditat e pastra që na i lane trashëgim të parët tanë.

Duke ruajtur identitetin, ruajmë vlerat; me mburrje e krenari që jemi femra shqiptare, e kjo aspak nuk më vret! Ky është realitet im.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img