24,04,2024

Përplasja me armë në Tiranë, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Must Read

Në vendin e ngjarjes Policia e Tiranës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së një lokali, pranë të cilit ndodhi përplasja mes të rinjve. Burimet thanë se kamera ka filmuar gjithçka dhe nëpërmjet saj është bërë edhe identifikimi i dy kosovarëve që u ndaluan, edhe pse ata nuk pranojnë të flasin.

Në video duket se janë 4 ose 5 persona që sillen rrotull pallatit ku ndodhi ngjarja dhe më pas sulmojnë një person tjetër, i cili dyshohet të jetë i plagosuri. Burimet thanë se nuk është shumë i qartë motivi i ngjarjes, por nga mënyra se si ndodh përplasja dhe veprimet që kryejnë autorët, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për çështje droge dhe prishje pazaresh.

Fillimisht duken autorët që presin momentin sa të shkojë aty i dëmtuari. Më pas, kur ai shkon aty, e sulmojnë, fillimisht me grushte e më pas njëri qëllon me pistoletë në drejtim të tij. Burimet thanë se nga pamjet e sekuestruara rezulton që i dëmtuari, është plagosur në vesh, por jo nga plumbi.

Dyshohet të jetë plagosur nga ciflat e xhamit, pasi ndodhej pranë lokalit që u godit. Megjithatë ky person ende nuk është gjetur nga Policia, që fillimisht ka verifikuar të gjitha spitalet, ato shtetërore dhe private, për të mësuar nëse kishte shkuar për mjekim në ndonjërin prej tyre.

Por ka rezultuar që ai nuk ka marrë mjekim në asnjë vend. Nga ana tjetër forcat e rendit kanë krehur të gjithë zonën përreth vendngjarjes, për të gjetur armën e krimit, por as ajo nuk është gjetur. /Panorama

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img