20,04,2024

Përkundër reshjeve,  në Ferizaj raportohet gjendje normale

Must Read

Reshjet e pandërprera të cilat kanë filluar që nga mbrëmë në territorin e komunës së Ferizajt nuk ka të raportuar ndonjë raste t të vërshimeve apo të ndonjë rreziku eventual.

Pjesa e fshatrave të cilat zakonisht pas çdo të reshure ishte nën ujë kësaj radhe nuk  është  e rrezikuar  nga vërshimet dhe gjendja në këtë pjesë paraqitet normale.

Për  këtë edh15034150_10209121947384136_322950436_oe zyrtari për emergjenca  Ismajl Mehmeti me ekipin e tij  sot ishte  në terren për të përcjellë gjendjen  dhe për të  evidentuar zonat eventualisht të rrezikuara.

“Ishim kryesisht në zonat të cilat  deri më tani kanë qenë problematike dhe janë përballë me vërshime. Pjesa e fshatrave Tërrn  dhe Bablak zakonisht  kanë qenë të rrezikuara edhe nga reshjet më të vogla. Falë punës që është duke u bërë në hapjen e kanaleve të cilat qojnë ujërat deri në lumin Sitnicë,  në këtë pjesë nuk kemi ndonjë  rrezik për momentin. Nëse të reshurat  vazhdojnë me këtë intensitet nuk presim ndonjë rrezik” ka thënë Mehmeti

Mehmeti tha se në hapjen e kanalit i cili lidhë  pjesën më të rrezikuar të këtyre fshatrave me pjesën e komunës së Lipjani është duke u punuar intensivisht dhe pritet që brenda dy ditësh të përfundoi.

“Me përfundimin e hapjes së kanalit  do të jemi një ndër komunat që këto situate do ti kalojmë  shumë më lehtë dhe pa ndonjë rrezik. Natyrisht këtu  bëhet fjalë për reshjet e zakonshme pasi  në raste te reshjeve enorme   edhe shtetet  më të zhvilluara  mund të përballen me këto probleme” tha Mehmeti

Sipas zyrtarit për emergjenca përveç inspektimeve  në teren ku nuk është vërejtur ndonjë gjendje emergjente as nga qytetarët nuk ka pasur ndonjë thirrje eventuale për vërshime.

14961532_10209121949224182_1452923729_n 14971307_10209121949544190_945593203_n 15032624_10209121950344210_45006248_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img